Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zbulohen emrat e 15 urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Zbulohen emrat e 15 urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë mbrëmje SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës. Në pranga ka përfunduar i besuari i Erion Veliajt, Taulant Tusha.

Burime zyrtare brenda SPAK bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër arreste. Neësbomb.al ka mësuar emrat e personave për të cilët Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ndalimin e tyre në kuadër të aferës korruptive për Inceneratorin e Tiranës.

Urdhër-arreste janë prerë edhe për disa të tjerë, ku në mesin e tyre përfshihen Alqi Bllako dhe Lefter Koka. Deri më tani çështja po mbahet hermetike nga organet e drejtësisë, pasi ende SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

SPAK KA PRERË URDHËR-ARRESTE PËR:

Lefter Koka- arrest në burg

Alqi Bllako- arrest në burg

Pëllumb Abeshi- arrest në burg

Mirel Mërtiri- arrest në burg

Klodian Zoto- arrest në burg

Erjon Murataj- arrest në burg

Bledar Karoli- arrest në burg

Alba Thoma- arrest shtëpie

Valbona Ballgjini- arrest shtëpie

Taulant Tusha- arrest në burg

Namik Simixhiu- arrest në burg

Sidita Kopliku- arrest shtëpie

Jetmir Llapaj- arrest në burg

Sidita Tola- arrest shtëpie

Spak ka sekuestruar Inceneratorin e Tiranës prej muajit korrik të këtij viti. Sipas njoftimit të SPAK sekuestro u vendos pasi gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për presion juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.

Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Administratori Shtetëror, Arjan Baçi më herët u shpreh se janë disa bashki të qarkut të Tiranës, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet.

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompania, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, administrator jam zgjedhur un. Po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat. Një problematike që pamë, është që bashkitë e qarkut janë akoma debitorë. Po bëhet muaji i 3 që nuk kanë shlyer detyrimet.

Kemi filluar duke i dërguar shkresat, për t’i vënë para përgjegjësisë se kemi një kontratë. Çmimi do të mbetet i njëjtë. Bashkia e Tiranës është prej bashkive që është debitore, po ashtu edhe e Vorës dhe disa të tjera”, u shpreh Baçi më 10 gusht të këtij viti.

Kjo nuk ështe tentativa e parë që aksionerët e kompanisë Integrated Energy kanë kërkuar heqjen e sekuestros, pasi më herët kanë bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo dhe kjo e fundit la në fuqi sekuestron dhe administrimin shtetëror të kompanisë duke e konsideruar vendimin e shkallës së parë si të drejtë dhe të mbështetur në prova. Tani avokatët e kompanisë po vazhdojnë “luftën” në Gjykatën e Lartë.

Previous Post

Inceneratori i Tiranës/SPAK kërkon arrestimin e drejtorëve të Veliajt

Next Post

Shkretimi i qyteteve të vogla, si po i zbraz shkurtimi i institucioneve në rrethe! Ekspertët: Efektet, të pariparueshme

Next Post
Shkretimi i qyteteve të vogla, si po i zbraz shkurtimi i institucioneve në rrethe! Ekspertët: Efektet, të pariparueshme

Shkretimi i qyteteve të vogla, si po i zbraz shkurtimi i institucioneve në rrethe! Ekspertët: Efektet, të pariparueshme

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lajmi i fundit/ U plagos në sy, reagon Erjon Vishkulli: “Shqipëria e shqiptarëve”

Lajmi i fundit/ U plagos në sy, reagon Erjon Vishkulli: “Shqipëria e shqiptarëve”

October 25, 2026
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit veshin bluzat me mesazhin e solidaritetit

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit veshin bluzat me mesazhin e solidaritetit

October 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al