Sunday, October 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafiku i 485 kg kokainë, SPAK mbyll hetimet për grupin e ish-kryebashkiakut të Frakullit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Trafiku i 485 kg kokainë, SPAK mbyll hetimet për grupin e ish-kryebashkiakut të Frakullit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dërguar për gjykim, Viktor Çervanakun, dhe pjestarët e familjes së tij të cilët u arrestuan si grup i struktuar kriminal, për transportimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Në njoftimin e SPAK thuhet se nga hetimet e kryera është provuar fakti se personat e akuzuar në këtë procedim penal, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri një sasi lënde narkotike të lloji kokainë.

NJOFTIMI I SPAK:

Lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me “pleh organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi ngarkesa është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Lënda narkotike e llojit kokainë ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në vëndin e destinacionit, grupi kriminal do të gjente dhe siguronte personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike që mund të përfitohej nga ekstraktimi i ngarkesës së “plehut organik” artificial, në vlerën e saj maksimale llogaritet të ishte në sasinë 485.5 kg”, thekson SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.141 viti 2022 që bën fjalë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334/1 dhe 278 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa agjenci të tjera të huaja të zbatimit të ligjit.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se personat e akuzuar në këtë procedim penal, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri një sasi lënde narkotike të lloji kokainë.

Lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me “pleh organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi ngarkesa është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Lënda narkotike e llojit kokainë ka qene e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në vendin e destinacionit, grupi kriminal do të gjente dhe siguronte personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike që mund të përfitohej nga ekstraktimi i ngarkesës së “plehut organik” artificial, në vlerën e saj maksimale llogaritet të ishte në sasinë 485.5 kg.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.141 viti 2022 në ngarkim të të pandehurve të mëposhtëm:

Gjatë hetimeve paraprake është hetuar edhe shtetasi Kid Koshena, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 e 25 i Kodit Penal, por nga veprimet hetimore të kryera ndaj këtij shtetasi nuk u arrit që të provohej se ka kryer këtë veprër penale. Si rrjedhim, për këtë shtetas është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Previous Post

Mediat gjermane me ‘këmbana alarmi’: Shqipëria po na vjedh talentin

Next Post

Nga vjedhjet, te konfliktet dhe aksidentet, 11 të arrestuar në Tiranë

Next Post
Nga vjedhjet, te konfliktet dhe aksidentet, 11 të arrestuar në Tiranë

Nga vjedhjet, te konfliktet dhe aksidentet, 11 të arrestuar në Tiranë

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lajmi i fundit/ U plagos në sy, reagon Erjon Vishkulli: “Shqipëria e shqiptarëve”

Lajmi i fundit/ U plagos në sy, reagon Erjon Vishkulli: “Shqipëria e shqiptarëve”

October 25, 2026
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit veshin bluzat me mesazhin e solidaritetit

“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, protestuesit veshin bluzat me mesazhin e solidaritetit

October 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al