Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

REZULTATET E PISA 2022 THËRRASIN PËR RI-VLERËSIM TË SHKOLLAVE

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
REZULTATET E PISA 2022 THËRRASIN PËR RI-VLERËSIM TË SHKOLLAVE
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ARTUR SHKURTI

OECD organizon krahasimin e sistemeve arsimore në botë, duke realizuar edhe testime në tri lëndë të ndryshme: matematikë, lexim dhe shkencë. Janë testimet më të rëndësishme globale, rezultati i të cilave është në gjendje të orientojë politikat e shteteve. Kjo bëhet çdo tre vjet. Këtë radhë, testimi u shty (nga pandemia) nga 2021, në 2022 dhe rezultatet u botuan në 5 dhjetor 2023. Rezultatet e testimeve PISA 2022, janë botuar në faqen e OECD. Rënia e Shqipërisë (krahasuar me 2018) ishte drastike: minus 61 pikë në matematikë, minus 47 pikë në lexim, dhe minus 41 pikë në shkencë, rënia më e madhe në të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Periudha përputhet me vlerësimin gjatë pandemisë.

Rezultatet e PISA 2022 sipas shteteve

“Udha e shkronjave”, në të kundërt të situatës kombëtare në arsim, deklaroi rritje të theksuar të cilësisë së saj gjatë viteve të pandemisë 2020-2022 

Situata në shkollën “Udha e shkronjave” është krejt kundër jo vetëm trendit kombëtar por edhe prirjes globale. Masat tona, kanë qenë të fuqishme gjatë pandemisë (gjatë viteve 2020-2022) dhe ne ruajtëm edhe shëndetin edhe cilësinë e lartë mësimore, madje mund të themi që mbrojtja e shëndetit u bë pikërisht në saj të ofrimit të cilësisë më të lartë mësimore.


Grafikët e mëposhtëm janë marrë nga dy raporte të prodhuara nga Cambridge International Education, raporte të realizuara në vitet 2019 dhe pastaj më 2022, duke pyetur nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës në një proces që quhet School Self-Evaluation.  

 Siç shihet qartë, pikërisht gjatë pandemisë shkolla “Udha e shkronjave” u rrit ndjeshëm në vlerësimin e prindërve, të nxënësve, të mësuesve në vitin 2022 me 17% në krahasim me një vlerësim që ne e kishim bërë në vitin 2019, pra para pandemisë (nga 4.46 kaluam në 5.24 nga 6.00 gjithsej).

Një foto më poshtë tregon arritjet tona të klasës së dhjetë (me emra), ku 80% e dëftesave ndërkombëtare Cambridge ICE janë marrë me “Distinction” (Shkëlqyeshëm) dhe që ta marrë këtë dëftesë nxënësit kanë dhën 8 lëndë certifikime ndëkrombëtare IGCSE. Është e sigurtë që mbi 60% e tyre kapin 100 universitetet më të mira në botë.
Nxënësit tanë kanë qenë më të kërkuarit nga ato kolegje ndërkombëtare që japin bursa të nivele shumë të larta. Sasia e bursave që morëm mesatarisht për nxënës e ka kaluar shumën 40 000 dollarë për nxënës, që është një shifër e jashtëzakonshme dhe lehtësi për të ndjekur kolegje për diplomat IB që mesatarisht kushtojnë mbi 50 000 USD në dy vjet.

Analiza jonë për këtë situatë

Ne vazhdimisht kemi deklaruar situatën e dobët të opinionit publik, i cili formatohet nga dobësia e sistemit arsimor, nga mungesa e transparencës, nga mungesa e standardeve, nga mungesa e monitorimit të cilësisë në nivel kombëtar, në nivel shkolle, nivel klase dhe nivel nxënësi. 

Monitorimi kombëtar
Fakti që është PISA që e daklaron rënien dhe jo vetë shteti ynë, tregon se monitorimi kombëtar i cilësisë është i pavlefshëm. Testet e lehta apo kopjimet në testimet kombëtare janë masive.
“Udha e shkronjave” i shpëton kësaj pikete kombëtare, sepse ne realizojmë masivisht testime ndërkombëtare që kanë të tjera standarde dhe aty kemi rezultate të shkëlqyera. 

Monitorimi në bazë shkolle
Masivisht ndikohet rezultatet fiktive të larta në nivel kombëtar. Askush nuk do të dalë shumë më poshtë sesa një nivel “fiktiv” kombëtar. Atëherë të gjitha shkollat fillojnë e rritin fiktivisht notat që të përputhen me një “standard fiktiv kombëtar”.

Monitorimi në bazë klase
Nëse rezultatet në bazë kombëtare dhe shkolle janë të larta dhe ato janë fiktive (PISA në fakt e ka konfirmuar këtë fiktivitet), atëherë klasat fillojnë e përshtaten me këtë natyrë.

Monitorimi i prindit për fëmijën
Ky është dëmtuar jashtëzakonisht sipas nesh. Natyrisht jo njëlloj për të gjithë, por masivisht është dëmtuar.
Me punën e dobët të vet sistemi arsimor dhe shkollat kanë deformuar aftësinë e prindërve për të monitoruar cilësinë.

Duke qenë se realiteti i dobët fshihet, atëherë prindi e ka të pamundur të kontestojë shkollën, sepse debati me shkollën bëhet efektiv vetëm nëse rezultatet tregohen realisht. Nëse shkolla nuk është e vërtetë në këtë proces, atëherë prindit i duhet nga një anë të organizojë vetë testime (kjo është e vështirë), nga ana tjetër të kontestojë shkollën për vlerësimet që jep dhe më në fund të gjejë zgjidhje për situatën. Kjo është praktikisht e pamundur (teorikisht po). Prindërit e kanë të pamundur të ndryshojnë shkollën. Megjithatë, mendimi i tyre, zakonisht është se me ndonjë vërejtje ata mund ta ndryshojnë shkollën. Nuk funksionon fare kështu. Shkolla (sidomos private) ka një interes shumë të lartë në mënyrën se si vepron dhe se si është konceptuar dhe fare nuk do ta ndryshojë këtë interes nëse ndonjë nga prindërit thotë se do ta heqë fëmijën nga shkolla. Ka edhe faktorë që janë të palidhur me shkollën.

Prindërit i janë dorëzuar plotësisht sistemit arsimor në Shqipëri dhe nëse ky sistem është me probleme rezultati është ky që shohim nga raportet e PISA-s.

Dëmi nuk është i shtetit, apo i shkollës. Dëmi është tek fëmijët. PISA flet për nivelin e tyre.

Rënia në matematikë, e Shqipërisë krahasuar me veten ka qenë 69 pikë, ose 16% në raport me vitin 2018. Pra për të arritur nivelin e vet të vitit 2018, le ta zëmë sikur nuk janë bërë 16% e orëve, pra rreth 90 orë mësimore, të cilat nëse do të bëhen në një kurs janë një humbje rreth 450 euro vetëm për matematikën. Por në fakt, kjo nuk është vetëm humbje parash, por edhe humbje ritmi, dhe heqje e themeleve, sepse në fakt, nxënësit nuk mundet t’i zëvendësojnë dhe humbja në vitet që vijnë thjesht bëhet e pariparueshme në masë.

Nxënësit shqiptarë humbin konkurrencën dhe kjo do të thotë se edhe në Shqipëri ata do të jenë në dorë të dytë dhe do të vijnë specialistët nga jashtë t’ua marrin punën. Pa shkollë cilësore si mund të ecin bizneset, institucionet, sektorët?

Rënia në cilësi mësimore masivisht shoqërohet me probleme të rënda psikologjike, të cilat kthehen në probleme të rënda për vetë familjen. Familja futet në krizë, sepse ajo është e pandihmuar nga shoqëria. Futet në kurth.

Nëse shkolla është e dobët, duhet ndërruar

Prindërit nuk duhet të shpresojnë shumë në ndryshimet që ata vetë mund t’i sjellin cilësisë së fëmijës. Është shkolla ajo që e udhëheq procesin dhe nëse shkolla e udhëheq procesin duke fshehur realitetin dhe ka shumë për të fshehur, atëherë prindi thjesht e ka të pamundur. Nuk duhet kuptuar se vuajnë vetëm shkollat shtetërore. Vuajnë masivisht edhe shkolla private. 

Kostot e dobësisë së shkollës të saj janë të jashtëzakonshme për fëmijën. Përveç dobësisë në mësime, ai fillon humbet natyrën punëtore, dhe bie në dëshpërim, humbet konkurrencën.

Humbja e konkurrencës nuk vihet brenda të njëjtës shkollë. Shkolla është “e zgjuar” që të mos bëjë këtë gabim dhe i nivelon nxënësit me ndryshime fare të vogla dhe atëherë prioritare fillon e bëhen gjëra dytësore.

Shkollat nuk e përballojnë dot debatin me prindërit për cilësinë, ndaj ato rritin fiktivisht rezultatet.

Në çdo rast që prindi mendon se është në këtë situatë, pra shkolla është e dobët, është fiktive, ne ju këshillojmë ndërrimin e shkollës dhe zgjedhjen e një shkolle më të mirë. 

 

Previous Post

Për herë të parë në histori, Santos përfundon në Ligën e Dytë

Next Post

U diagnostikua me tumor në tru, ndahet nga jeta ylli i “Peaky Blinders”

Next Post
U diagnostikua me tumor në tru, ndahet nga jeta ylli i “Peaky Blinders”

U diagnostikua me tumor në tru, ndahet nga jeta ylli i “Peaky Blinders”

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al