DASHI
Plutoni do ju bëjë shpesh me ankth gjatë kësaj dite. Mund të kaloni goxha vështirësi, por familjarët nuk do ju lënë në baltë. Nëse keni një lidhje duhet të prisni shumë gjatë kësaj dite. Gjithçka do marrë një pamje tjetër, më të këndshme dhe do jetë në favorin tuaj. Ajo që dukej e pamundur, do duket edhe më e lehtë sot. Ju beqarët, falë kombinimit yjor të dominuar nga Venusi do jeni të favorizuar dhe mund të takoni personin e duhur. Në punë do jeni të detyruar të rishikoni ato që keni bërë dhe të bëni disa ndryshime të vogla në planet e programuara. Në përgjithësi situata financiare do jetë e qëndrueshme. Gjithsesi mos merrni vendime të rëndësishme.
DEMI
Mos kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si doni ju sot, por dëgjoni, merrni mendime e më pas vendosni. Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Nëse keni pasur vështirësi do keni mundësi të pajtoheni dhe do i rregulloni problemet. Ju beqarët, falë Venusit do shkëlqeni dhe vështirë se do kaloni diku pa tërhequr vëmendjen. Sipas Horoskopit Vip, shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Në punë asgjë nuk do ju trembë sot. Do jeni të përqendruar dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Mos e lini veten të rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dale para. Luftoni fort dhe ulni sa më shumë shpenzimet.
BINJAKËT