Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dosja Xibraka, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 70 vite burg

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dosja Xibraka, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 70 vite burg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka vendosur të lënë në fuqi dënimin me 70 vite burg në total 9 persona, mes të cilëve edhe nipin e diktatorit Enver Hoxha, për atë që njihet si dosja Xibraka.

Pavarësisht se Ermal Hoxha e kreu dënimin, sikundër disa persona të tjerë të përfshirë në dosje, dhe tashmë kanë fituar lirinë, në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi të konsiderojë të drejtë vendimet e dhëna më parë nga gjykatat shqiptare.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar mbi rrëzimin e vendimit të dhënë 6 vite më parë nga ish-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda,

Kjo gjykatë dënoi me nga 6 vite e 8 muaj burg deri në 8 vite Ermal Hoxhën, Ilir Hysenin, Genci Xhixhën, Gentian Gjonajn, Kelmend e Arjan Dalipin dhe Saimir Batkun.

Me nga 8 vite burg u dënuan në atë kohë edhe dy kolumbianët, Cesar Avila e Valther Moreno, kimistë të cilët kishin mbërritur në shqipëri për të përzjerë kokainën.

Ata u shpallën fajtor për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në fillim të janarit të vitit 2015, ku u sekuestrua 100 kg kokainë në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit.

Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane. Lidhur me dosjen Xibraka ka pasur akuza politike nga ana e ish-Kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm ishte edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi akuzat e Berishës kanë mbetur në nivelin e denoncimeve.

Previous Post

Tifozët braktisin derbin, më të shumtë në Lushnja-Besa. Dy momente të dyshimta për penallti

Next Post

Vdekja e 21-vjeçares, nëna kërkon dënim maksimal për shqiptarin!

Next Post
Vdekja e 21-vjeçares, nëna kërkon dënim maksimal për shqiptarin!

Vdekja e 21-vjeçares, nëna kërkon dënim maksimal për shqiptarin!

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë nuk tërhiqen

Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë nuk tërhiqen

October 24, 2026
Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, bulevardi plot protestues: Poshtë diktatura

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, bulevardi plot protestues: Poshtë diktatura

October 24, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al