Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

“I kishim marrë masat për ta ‘vrarë’ ndeshjen”, Mehmeti: Jemi më të mirët, Partizani fiton titullin

Editor by Editor
in Sport
0
“I kishim marrë masat për ta ‘vrarë’ ndeshjen”, Mehmeti: Jemi më të mirët, Partizani fiton titullin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Adnard Mehmeti është një nga afrimet më të goditura të merkatos së verës te Partizani. Me të veshur fanellën e kuqe, mesfushori është ambientuar aq mirë, sa duket sikur ka një jetë me kampionët. Ndaj Vllaznisë i riu nga Vushtrria shënoi golin e parë me “demat”, teksa në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes tregon se të tjerë do të vijnë në ndeshjet në vazhdim.

Mund të themi se kjo ishte ndeshja më perfekte e Partizanit në këtë sezon?

Ishte një ndeshje e interpretuar shumë mirë, paraqitje fantastike. Kemi punuar fort gjatë gjithë javës për të arritur te ky nivel dhe arritëm të zbatonim me përpikëri të gjitha detyrat që na la trajneri Abilaliaj dhe stafi.

Më në fund arritët ta “vrisnit” këtë ndeshje, ndryshe nga të shkuarat, që i fituat në fund. Çfarë ndryshoi?

E vërtetë. Gjatë javës kemi punuar për të ardhur në këtë paraqitje, kemi marrë masat e duhura që t’i mbyllim ndeshjet sa më shpejt dhe të mos i lëmë për në fund. Prandaj edhe sot (dje) arritëm të bënim mirë, nuk ishte rastësi.

Por nga ana tjetër u duk sikur Vllaznia ua bëri më të lehtë, sepse bëri një ndeshje të dobët. Mendoni kështu?

E vërtetë, ishte një paraqitje ndoshta jo në nivelin e duhur e tyre, por ne i zbatuam detyrat njësoj, siç i kishim përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve.

Është Partizani skuadra më superiore e këtij kampionati?

Po normalisht, jemi skuadra më e mirë deri më tani. Duhet të shpallemi edhe këtë vit kampionë të vendit.

E keni nisur shumë mirë këtë aventurë me Partizanin. Çfarë ju ka ndihmuar?

Kam gjetur një ambient shumë të mirë, më kanë pritur shumë mirë të gjithë, duke nisur nga drejtuesit e deri te shokët e ekipit. Fatmirësisht gjithçka ka shkuar shumë mirë deri më tani. Gjithsesi, performanca ime është vetëm në fillim. Sot (dje) shënova golin e parë, por nuk dua të ndalem me kaq, dua të bëj edhe më shumë.

Siç e thatë, shënuat golin e parë me Partizanin. Çfarë emocioni ishte?

Është superemocion. Të shënosh me ekipin më të mirë në Shqipëri është një gjë shumë e veçantë.

Në vijim luani me Egnatian, ndaj një rivali direkt. Si e prisni?

Po, Egnatia ka një ekip me shumë cilësi dhe të organizuar. Nga nesër nisim (sot) përgatitjet për këtë ndeshje. T’i marrim hapat një nga një dhe të shohim se çfarë do të nxjerrim nga ky duel.

 

Previous Post

EKSKLUZIVE/ “Mposhtim edhe Egnatian”, mbrojtësi i Partizanit: Vjet vuajta shumë, ja pse nuk e festova golin

Next Post

Ecuria fantastike e Abilaliajt, 6 fitoret radhazi të Partizanit na kthejnë 16 vite pas

Next Post
Ecuria fantastike e Abilaliajt, 6 fitoret radhazi të Partizanit na kthejnë 16 vite pas

Ecuria fantastike e Abilaliajt, 6 fitoret radhazi të Partizanit na kthejnë 16 vite pas

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al