Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Bayern tregohet i pamëshirshëm me Darmstadt e mposht 8-0

Editor by Editor
in Sport
0
Bayern tregohet i pamëshirshëm me Darmstadt e mposht 8-0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munich dhuron spektakël ndaj Darmstadt-it në “Allianz Arena”, të cilin e “shkatërroi” me tetë gola, në sfidën që bavarezët fituan edhe rikthim e Manuel Neuer pas rreth 10 muajsh.

Sfida nuk nisi mirë për kampionët e Gjermanisë, pasi Kimmich u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 4’ dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë.

Megjithatë një ndërhyrje e gabuar e Kalus Gjasulës në minutën e 21’ bëri që edhe futbollisti i kombëtares shqiptare të ndëshkohej me karton të kuq, duke bërë që edhe Darmstadt të mbeste më dhjetë lojtarë.

Në minutën e 41’ arbitri Peterson dha një tjetër karton të kuq dhe e bëri ndaj mbrojtësit tjetër të Darmstadt, Maglica-s, me miqtë që kaluan në inferioritet numerik.

Në minutën e 45’ bavarezët gjetën rrugën drejt rrjetës me Sane, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Në ndryshim nga pjesa e parë që ishte e mbushur me karton të kuq, fraksioni i dytë dhuroi spektakël golash, me ekipin e Tuchel që nuk pati të ndalur.

Seria e golave nisi në minutën e 51’ me Kane që zhbllokoi sfidën, teksa pesë minuta më vonë Sane dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Musiala shënoi golin e tretë në minutën e 60’ dhe vetëm katër minuta më pas Sane bëri “poker” për bavarezët.

Goli i pestë i Bayern ishte për t’u vendosur në kornizë, me Harry Kane që shënoi nga gjysmë fusha e ekipit të tij në minutën e 69’.

Sulmet nga vendasit vazhduan, ndërsa në minutën e 71’ ishte Muller ai që “shijoi” golin në këtë sfidë. Pesë minuta më pas Musiala shënoi sërish, duke i dhënë ekipit golin e shtatë.

Ky takim u vulos në minutën e 88’ me Harry Kane që realizoi “hat-trick” dhe njëkohësisht i dha skuadrës së tij golin e tetë.

Në fund gjithaçka u mbyll me rezultatin 8-0 dhe pas javës së nëntë të Bundesliga, Bayern kryeson me 23 pikë, teksa Darmstadt renditet në vend të 14-të me shtatë pikë.

Previous Post

Gol në minutat e fundit, Partizani e bën sërish (VIDEO)

Next Post

Avokati i Berishës: Ja ku ndodhet Meta, mbrëmë…

Next Post
Avokati i Berishës: Ja ku ndodhet Meta, mbrëmë…

Avokati i Berishës: Ja ku ndodhet Meta, mbrëmë…

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 68 viktima dhe dhjetëra të plagosur, shpallen tri ditë zie

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, 68 viktima dhe dhjetëra të plagosur, shpallen tri ditë zie

October 28, 2026
Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

Autostrada Janinë–Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

October 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al