Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

“E zhveshëm dhe nisi s*ksi oral, i doli gjak…”, zbardhen dëshmitë tronditëse të përdh*nuesve të 26-vjeçares në Vlorë

Editor by Editor
in KRONIKE
0
“E zhveshëm dhe nisi s*ksi oral, i doli gjak…”, zbardhen dëshmitë tronditëse të përdh*nuesve të 26-vjeçares në Vlorë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dinamika e ngjarjes së drogimit me kokainë dhe më pas përdhunimin nga tre persona në ambientet e një hoteli në Vlorë, të 26-vjeçares D.

“Ora News” ka mundur të sigurojë dëshminë e dy protagonistëve të këtij krimi, të cilët tregojnë se D. ka kryer marrëdhënie seksuale që në ambientet e lokal “Barakuda” në Zvërnec dhe më pas orgjia ka vazhduar në ambientet e hotelit.

Për këtë ngjarje policia është njohur në orën 07:00 të mëngjesit, ku një telefonatë në sallën operative raportonte se është gjetur pa ndenja një vajzë, e cila më tej u dërgua në Urgjencën në Spitalin Rajonal Vlorë, për ti dhënë ndihmën mjekësore.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tek dhoma nr.201, e cila ndodhet në katin e dytë të këtij hoteli, u konstatua se në çarçafin që ndodhet sipër dyshekut të krevatit, u vunë re njolla të kuqe si ato të gjakut të mpiksur, i cili u mor në cilësinë e provës materiale.

Policia ka sekuestruar pamje filmike të hotelit, rrobat e njërit prej autorëve Gentjano Mehmeti dhe mostra gjaku të D..

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik. Ndërsa situatën e përkeqësoi akoma dhe më tej Albert Deliaj, pronari i televizionit 6+1 në Vlorë, duke sulmuar me fyerje dhe kërcënime një grup gazetarësh në Tiranë dhe Vlorë.

Vajza e dëmtuar D. tashmë është marrë në mbrojtje dhe transportuar në Tiranë për trajtim mjekësor.

Ndërsa pritet që në ditët në vijim të rimerret sërish në pyetje nga policia e Vlorës, për të treguar atë çfarë ndodhi natën e 21 tetorit 2023 në ambientet e lokalit “Baracuda” në Zvërnec dhe më pas në hotelin “Fjortes”.

Në dëshminë e parë të dhënë në ambientet e spitalit Vlorë, vajzë ka pohuar se kishte shkuar me dëshirë dhe se nuk kujtonte me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë gjatë një dalje publike në media, ajo tregoi se ishte kërcënuar me jetë nga nëna e njërit prej të arrestuarve, ndaj kishte dhënë atë deklarim.

Dy nga 4 personat abuzues, Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno aktualisht ndodhet në burg, kurse në kërkim vijojnë të jenë Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj.

Ky që shihni në këtë foto të siguruar nga “Ora Neës” është Gentjano Mehmeti, i shpallur në kërkim dhe protagonist në abuzimin seksual që ka ndodhur në dhomën nr. 201 të hotelit “Fjortes”.

Ndërsa Oltjan Tahiri, është djali i Malko Tahirit një biznesmen që disponon kompaninë “Olar” e cila ka si objekt riparimet e mjeteve lundruese në zonën e “Triportit” në Vlorë.

I arrestuari tjetër Albi Ceno, është djali i biznesmenit Krenar Cenos, i cili disponon hotel “Kraal” në Vlorë, kompaninë e tregtimit të Gazit “CENO” dhe kompaninë tjetër “K.R-AAL-KONSTRUKSION”.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora Neës” të njërit nga të arrestuarit Oltjan Tahiri, ka pohuar se në mbrëmjen e datës 20 Tetor 2023 rreth orës 20:20, së bashku me një të njohurin e tij, i cili quhet “Vilo”, kanë shkuar para “Neptunit”, ku kanë takuar D. Ajo ka hipur në makinën e tyre dhe të tre së bashku kanë shkuar tek lokal “Baracuda” në Zvërnec.

Oltjani sqaron se aty ata kanë konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike kokainë, të cilën sipas tij e ka siguruar i njohur si “Vilo”.

Oltjani shprehet se më vonë tek lokal ”Barakuda” ka shkuar dhe shoku i tij Albi Ceno, i cili së bashku me ata ka konsumuar pije alkoolike dhe lëndë narkotike.

Gjatë kohës që ai ka qëndruar tek lokal “Barakuda” ka kryer marrëdhënie seksuale me D. në ambientet e lokalit.

Më pas Oltjani shton se D., është larguar së bashku me Albi Cenon ndërsa ai ka qëndruar me “Vilon” tek lokali.

Pak më vonë e ka telefonuar Albi, i cili ishte në shoqërinë e një shoku të tij, Gentjano Mehmeti, i cili i ka thënë se D. nuk ndihej mirë dhe kishte vjellë tek makina e tij.

Oltjani tregon se pasi e ka telefonuar Albi është ngritur nga tavolina dhe është takuar me Albin, Gentjanon dhe Dorinën përballë me hotel “Fjortes”.

Kjo pasi, Albi e ka marrë prapë në telefon duke i thënë të shkoj tek dhoma nr.201. Kur ka shkuar aty, e ka pritur Gentjani një kat më poshtë.

Kur janë ngjitur tek dhoma, Albi ishte i ulur tek kolltuku, ndërsa D. ka qenë e shtrirë tek krevati.

Sipas deklaruesit, D. sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme. Oltjani thotë se të tre filluan ta ngacmonin dhe ta zhvishnim D., e cila është afruar tek ata dhe ka nisur të bëj seks oral me të tre.

Më pas ai tregon se Albi Ceno, ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren D. Pasi ka mbaruar Albi, Gentjano Mehmeti ka kryer marrëdhënie me të.

Oltjani sqaron se kur kanë mbaruar, Gentjano dhe Albi janë larguar nga dhoma dhe pas tyre është larguar dhe ai.

Ai ka shpjeguar në polici se në lokal “Barakuda” ishte i mbyllur, por atë e kishte hapur “Vilo”, i cili kishte porositur edhe lëndën narkotike kokainë, ndërsa hashashin e posedonte D., e cila e kishte të dredhur në formë cigareje dhe u kishte dhënë të gjithëve.

Ndërsa përsa i përket njollave të gjakut të konstatuar në çarçafin e krevatit të hotelit, ai shprehet se mund ti ketë dalë D., pasi ka kryer seks anal me Gentjano Mehmetin.

 

Previous Post

SPAK godet sërish, arrestohet zyrtari i Urbanistikës, çfarë po ndodh

Next Post

Cassano kritikon Leaon: Lojtar pa karakter, bëri dy goditje dhe me aq u mjaftua

Next Post
Cassano kritikon Leaon: Lojtar pa karakter, bëri dy goditje dhe me aq u mjaftua

Cassano kritikon Leaon: Lojtar pa karakter, bëri dy goditje dhe me aq u mjaftua

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri

Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri

September 3, 2026
Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al