Monday, November 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Uncategorized
0
Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Forcimi Lekut e ka zbritur kapitalin e Bankës së Shqipërisë në vlerat më të ulëta historike.

Sipas statistikave zyrtare, në fund të muajit tetor vlera e kapitalit të Bankës së Shqipërisë ishte negativ në vlerën e 31.6 miliardë lekëve, me një përmirësim shumë të vogël nga niveli 31.7 miliardë lekë i muajit shtator. Këto janë nivelet më të ulëta historike të kapitalit të Bankës së Shqipërisë.

Që prej fillimit të vitit 2023, kur nisi rritja e shpejtë e normave të interesit, gjendja e kapitalit të Bankës së Shqipërisë ka qëndruar kryesisht në vlera negative. Veç efektit të rritjes së normave të interesit, një ndikim të fortë ka dhënë edhe zhvlerësimi i rezervës gjithnjë e më të madhe valutore të mbajtur nga Banka Qendrore.

Banka e Shqipërisë zotëron një rezervë të madhe në valutë të huaj, si mjet i domosdoshëm për të përballuar nevojat emergjente që mund të ketë ekonomia dhe sektori financiar. Duke qenë se bilanci i Bankës së Shqipërisë raportohet në monedhën vendase, forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit e ka ulur vlerën në monedhën vendase të rezervave të mbajtura në valutë të huaj.

Për vitin 2025, humbjet neto nga ndryshimet e kurseve të këmbimit kishin vlerën e 24.1 miliardë lekëve. Humbjet në këtë zë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë.

Tendencat e kursit të këmbimit gjatë këtij viti kanë bërë që ky efekt negativ të thellohet. Euro ka arritur nivele të reja minimale historike, ndërsa ritmi i rënies së kursit është përshpejtuar krahasuar me vitin e kaluar. Zhvlerësimi i Euros ndaj Lekut ka arritur pranë nivelit të 6.5% me bazë vjetore dhe kjo reflektohet në zgjerimin e humbjeve nga ndryshimi i kursit.

Sipas të dhënave më të fundit, në korrik të këtij viti vlera e rezervës valutore arriti në gati 8.55 miliardë euro, në rritje vjetore me 17.7%.

Të dhënat e deritanishme zyrtare tregojnë se Banka e Shqipërisë po vazhdon blerjet e valutës në sasi të mëdha edhe këtë vit. Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë euro.

Pavarësisht se gjendja e kapitalit ngelet negativ, Banka e Shqipërisë vlerëson se mbetet e mirëkapitalizuar në bazë të kapitalit të realizuar, edhe pse forcimi i monedhës Lek përkundrejt monedhave ku është investuar rezerva valutore, ka gërryer kapitalin e saj. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet apo humbjet nga rivlerësimi janë të luhatshme dhe i nënshtrohen faktorëve ekonomikë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë, që mund të kthehen me ndryshimin e kushteve ekonomike botërore./ Monitor

Previous Post

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Atentat në Fier, vritet Selami Hasani dhe plagoset vëllai i tij

Atentat në Fier, vritet Selami Hasani dhe plagoset vëllai i tij

November 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik

Forcimi i Lekut “sprovon” më tej kapitalin e Bankës së Shqipërisë, zbret në minimum historik

November 23, 2026
Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit

November 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al