10 persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë protestës.
Përveç procedimeve penale, policia ka vendosur edhe 13 masa administrative ndaj personave që kanë kryer kundërvajtje gjatë tubimit.
Sipas njoftimit zyrtar, procedimet janë kryer pas hetimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për shkeljet e konstatuara.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike identitetet e 10 personave të proceduar dhe as veprimet konkrete për të cilat ata dyshohen.
Ndërkohë, për 13 personat e tjerë janë plotësuar procesverbalet përkatëse për kundërvajtjet administrative, në bazë të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë protestës.
Materialet procedurale për 10 shtetasit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.







