Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4, ku gjatë përplasjes është dëmtuar në qafë dhe në dorë shtetasi me inicialet O.V.
Pas incidentit, Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, një 55-vjeçar me inicialet G.G.
I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.







