Sunday, November 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e banesës në Durrës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e banesës në Durrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka zbardhur vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera me vlerë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga dy persona, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Të arrestuarit janë A. R., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 13 në Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetasit A. G., nga ku ka vjedhur rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Pas vjedhjes, ai dyshohet se i ka dërguar sendet e marra në banesën e 24-vjeçares në Lushnjë. Kjo e fundit, sipas policisë, kishte dijeni për vjedhjen dhe ka bashkëpunuar me 51-vjeçarin.

 

 

Gjatë kontrolleve në banesën e saj, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura. Ndërsa në banesën e 51-vjeçarit janë sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, mes tyre maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për gjetjen e pjesës tjetër të parave dhe sendeve të vjedhura, si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga dy të arrestuarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

 

 

Previous Post

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e banesës në Durrës

22 mijë euro, 800 mijë lekë dhe sende luksoze, zbardhet vjedhja e banesës në Durrës

November 22, 2026
Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

November 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al