Saturday, November 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

11 viktima pas kapjes së “El Chapo Isidro”, Meksika në alarm

Pali by Pali
in BOTË, KRYESORE
0
11 viktima pas kapjes së “El Chapo Isidro”, Meksika në alarm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas përleshjeve të armatosura në shtetin meksikan të Sinaloas, të shkaktuara nga operacioni për arrestimin e një prej drejtuesve më të kërkuar të karteleve të drogës, Fausto Isidro Meza Flores, i njohur me nofkën “El Chapo Isidro”.

Autoritetet meksikane konfirmuan të shtunën se 50-vjeçari, i cili renditej mes 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja, u arrestua dhe u transportua me avion drejt kryeqytetit, Mexico City.

Operacioni u shoqërua me përplasje të ashpra me armë mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur të kartelit. Dhuna shkaktoi panik në qytetin Guasave, ku disa kamionë dhe biznese u përfshinë nga flakët. Sipas Ministrisë meksikane të Mbrojtjes, shtatë persona të dyshuar si pjesëtarë të kartelit dhe katër ushtarë humbën jetën gjatë operacionit.

Kush është “El Chapo Isidro”?

Fausto Isidro Meza Flores arriti të ngjitej në hierarkinë e krimit të organizuar, duke marrë drejtimin e kartelit Beltrán Leyva. Më vonë, ai krijoi organizatën e tij kriminale, të njohur si Meza-Flores Transnational Criminal Organization.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për çdo informacion që do të ndihmonte në kapjen e tij. Ai akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike drejt SHBA-së dhe posedimin e paligjshëm të armëve të zjarrit.

Qeveria meksikane bëri të ditur se arrestimi u bë i mundur edhe falë informacioneve të inteligjencës të siguruara nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, pa dhënë detaje të tjera mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Meza Flores konsiderohej gjithashtu një aleat i rëndësishëm i fraksionit “Los Mayos”, pjesë e kartelit Sinaloa, të cilin administrata Trump e ka shpallur organizatë të huaj terroriste.

Frika për një tjetër valë dhune

Arrestimi i tij përbën një goditje të rëndësishme për rrjetet kriminale në Meksikë, në një kohë kur karteli Sinaloa është përfshirë prej kohësh në përplasje të përgjakshme me një fraksion rival për kontrollin e territorit në veri të vendit.

Autoritetet në Uashington dhe Mexico City e kanë cilësuar operacionin si një sukses në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ushtruar vazhdimisht presion ndaj qeverisë meksikane për të shtuar përpjekjet kundër karteleve. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se arrestimi i drejtuesve të lartë kriminalë mund të shkaktojë përshkallëzim të dhunës, pasi grupet dhe fraksionet rivale përpiqen të marrin kontrollin e territoreve dhe aktiviteteve të paligjshme.

Tags: el chapomeksikviktima
Previous Post

Lufta Rusi-Ukrainë afrohet drejt Finlandës, goditet anija Sparta II

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

11 viktima pas kapjes së “El Chapo Isidro”, Meksika në alarm

11 viktima pas kapjes së “El Chapo Isidro”, Meksika në alarm

November 21, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë afrohet drejt Finlandës, goditet anija Sparta II

Lufta Rusi-Ukrainë afrohet drejt Finlandës, goditet anija Sparta II

November 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al