Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të nisin me intensitet të ulët, por pas mesditës pritet të forcohen deri në nivel mesatar, kryesisht në zonat veriore.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi jugor me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 20 m/s.







