Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, ku njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar disa herë në ajër.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Pas incidentit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, H. Ll., i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.








