Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një palestër në Uashington DC, rreth 1.6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.
Sipas policies një person i armatosur hapi zjarr brenda nje palestrës, ndersa efektivët mbërritën në vendngjarje brenda 30 sekondave nga marrja e njoftimit dhe gjetën disa persona të qëlluar.
Pas sulmit, autori u largua nga palestra dhe u fsheh në një apartament në katin e shtatë të një pallati aty pranë. Policia rrethoi ndërtesën dhe nisi negociatat me të dyshuarin, në përpjekje për ta bindur që të dorëzohej. Megjithatë, pas rreth një ore efektivët dëgjuan një të shtënë me armë zjarri. Ata ndërhynë menjëherë në apartament dhe e gjetën të dyshuarin të vdekur pasi kishte qëlluar veten me armë zjarri.
Policia bëri të ditur se dyshon që autori banonte në apartamentin ku u gjet dhe ishte gjithashtu anëtar i palestrës ku ndodhi sulmi.
Nga katër personat e plagosur, njëri ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët jane ne gjende stable.
Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.







