Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Berisha: Incidentet në protestë u provokuan nga persona të paguar nga qeveria

Pali by Pali
in KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha: Incidentet në protestë u provokuan nga persona të paguar nga qeveria
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës së së shtunës para Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe demokratëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha pretendoi se personat që shkaktuan tensionet nuk ishin studentë, por individë të paguar nga qeveria për të provokuar dhe për të krijuar incidente.

Sipas tij, në videot e publikuara nga protesta mund të dallohen persona të moshave të ndryshme, të cilët, sipas pretendimit të tij, nuk kishin lidhje me lëvizjen studentore. Berisha akuzoi gjithashtu mediat pranë qeverisë se kishin qenë të pranishme pranë vendeve ku ndodhën incidentet, me qëllim filmimin e tyre.

Kreu i demokratëve theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë protestën studentore, duke mohuar se pjesëmarrja e saj synon të marrë nën kontroll lëvizjen apo t’i imponojë asaj simbolet politike të opozitës.

Ai deklaroi se deputetët dhe përfaqësuesit e PD-së kanë qenë vazhdimisht pranë studentëve që prej nisjes së revoltës, duke u ofruar mbështetje dhe mbrojtje përballë ndërhyrjeve të policisë dhe procedimeve gjyqësore.

Berisha bëri gjithashtu të ditur se, sipas tij, mbi 600 studentë kanë përfituar mbrojtje ligjore nga zyra juridike e Partisë Demokratike.

Në përfundim, ai u bëri thirrje forcave të tjera politike opozitare dhe qytetarëve që t’i bashkohen mbështetjes për studentët, duke siguruar se PD do të vijojë të jetë pjesë e protestës, në respekt të karakterit dhe pluralizmit të saj.

Tags: Berishagjobaprotesta
Previous Post

Zarfi me 4 milionë lekë, Leli Kaja: Nuk kërkova dhe nuk mora para korrupsioni

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha: Incidentet në protestë u provokuan nga persona të paguar nga qeveria

Berisha: Incidentet në protestë u provokuan nga persona të paguar nga qeveria

November 8, 2026
Zarfi me 4 milionë lekë, Leli Kaja: Nuk kërkova dhe nuk mora para korrupsioni

Zarfi me 4 milionë lekë, Leli Kaja: Nuk kërkova dhe nuk mora para korrupsioni

November 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al