Protestuesit kanë ironizuar efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës para Kryeministrisë, duke iu përmendur shpërblimit financiar të paralajmëruar nga qeveria për punonjësit e policisë.
Një prej të rinjve i është drejtuar një efektivi me fjalët: “2500 euro, tre gjoba i ke, s’e kuptoj si bën kështu”.
Përmes kësaj thirrjeje, protestuesit kanë vënë në shënjestër shpërblimin prej 2500 eurosh, të premtuar nga kryeministri Edi Rama për efektivët e policisë.
Ndërkohë, protesta para godinës së Kryeministrisë vijon me thirrje kundër qeverisë. Studentët dhe qytetarët këmbëngulin në kërkesat e tyre, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.








