Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve në vend, vetëm një ditë pas vendimit të fundit për rritjen e tyre.
Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë me jo më shumë se 210 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte një ditë më parë. Ndërsa çmimi i benzinës është ulur në 169 lekë për litër, nga 172 lekë.
Ndërkohë, çmimet e reja të shitjes me shumicë janë përcaktuar në 198 lekë për litër për naftën dhe 157 lekë për litër për benzinën.







