SPAK ka paraqitur pretencën për të pandehurit e dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”, duke kërkuar dënime me vite të ndryshme burgimi për personat që po gjykohen në këtë çështje.
Sipas kërkesave të Prokurorisë së Posaçme, të bëra publike nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani është kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg.
Ndërkohë, për Erjon Alibejn SPAK ka kërkuar 15 vite burg, ndërsa për Skerdi Tasen është kërkuar dënimi me 13 vite heqje lirie.
Nuredin Dumani – 10 vite burg
Henrik Hoxha – 35 vite burg
Skerdi Tase – 13 vite burg
Erion Alibej – 15 vite burg
Besian Xhixha – 25 vite burg
Enver Diva – 25 vite burg
Xhulian Hoxha – 20 vite burg
Petrit Qoli – 35 vite burg
Agron Qoli – 20 vite burg
Asllan Plaku – 20 vite burg
Altin Ndoci – 25 vite burg
Fatos Gosa – 20 vite burg
Adrian Uzuni – 15 vite burg
Albert Pashaj – 15 vite burg
Gentian Sharra – 9 vite burg








