Një incident i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku në qendër të përplasjes është vënë aktivisti Dritan Goxhaj.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Altin Goxhaj, ngrihen pretendime për rrëmbimin dhe dhunimin e Dritan Goxhajt gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.
Shkak i ndërhyrjes ishte kundërshtimi i tyre për të pranuar gjobat e vendosura nga uniformat blu lidhur me zhvillimin e protestës.
Shoqërimi shkaktoi reagimin e protestuesve, të cilët rrethuan furgonin e policisë dhe tentuan të pengonin largimin e tij. Situata degradoi në përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve.
Pas shoqërimit në komisariat, Dritan Goxhaj a u liruan në mbrëmje. Pas daljes nga ambientet e policisë, ai deklaroi se gjobitja ishte e paligjshme dhe kundërshtoi mënyrën se si ishte vepruar ndaj tyre.
Ndërkohë, videoja e publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te incidenti dhe mënyra se si u zhvillua ndërhyrja gjatë protestës.







