Ministria e Shëndetësisë informon se 8 persona, mes tyre dhe një fëmijë po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit,
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme.
Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Mësohet se i moshuari jetonte në apartamentin ngjitur me atë në të cilin dyshohet se ka ndodhur shpërthimi.







