Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Maska.al

Shprehja e përdorur nga kryetarja e SHISH, “I fik radarët e shtetit për ty”, ka lindur shumë herët. Edhe biznesmeni Idlir Karkini ka pjesë tek autorësia. Kjo përforcohet sot, që “IDEA TEL” kthehet tek vendi i skandalit dhe merr tenderat e mirëmbajtjes se radarëve të Forcës Detare. Këtë e bën me bekimin e dy ministrave, Ermal Nufit dhe Blendi Gonxhes.

Vlera e tenderit nuk është ndonjë shifër e madhe para rëndësisë që kanë për ushtrinë këto pajisje. Kthimi i shërbimit tek kompania “IDA TEL” është bërë përmes kontratës: “Blerje pajisje/pjesësh për mirëmbajtjen 1-vjeçare të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare” për nevoja të Komandës së Forcës Detare, me fond limit 19,596,113 lekë pa TVSH.

Ky tender që dikur ishte sekret ushtarak, nuk bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, por njësoj si ushqimet apo detergjentët, është organizuar më 8 korrik 2026 nga Operatori i Blerjeve të Perqendruara. Sqarojmë se ky ent prej dy vjetësh ka kaluar në varësinë e ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe.

Tenderi është bërë krejt formalisht, pasi ka marrë pjesë vetëm IDEA TEL me pronar Idlir Karkinin.

Kjo është listë materialesh që do të furnizohet për radarin.

Duket se Karkini e ka hartuar vetë inventarin, çmimet, sasinë dhe në fund ka bërë ofertën që është sa 99% e fondit limit.

Më datë 5 tetor 2026 u bë e ditur se fitues i kontratës është Karkini me vlerën e ofertës 19,420,000 lekë pa llogaritur TVSH.

“Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Autoritetit Kontraktor, Komanda e Forcës Detare/ Rojes Bregdetare sigurimin e kontratës”, shkruhet në formularin dërguar për “IDEA TEL” shpk.

Djalli i kësaj kontrate fle tek detajet. Për të maskuar çmimin e shtrenjtë të shërbimit, në krahasim me vitet e kaluara, tenderi është ndarë në pjesë të ndryshme dhe është zvogëluar koha e mirëmbjatjes.

“Ndarja në lote do të cënonte integritetin e sistemit, do të krijonte kosto shtesë për koordinim dhe mirëmbajtje, si dhe do të fragmentonte përgjegjësinë ligjore dhe teknike…”- theksohet dokumentet e tenderit të hartuara nga Roja Bregdetare.

Në fakt, është kryer e kundërta! Tenderi për radarin e Llogarasë është bërë më vete.

Me të njëjtin stil, Oeratori ka zhvilluar prokurimin me objekt ““Blerje pajisje/ pjesësh për vënien në gatishmëri teknike të radarit në PRT-14 Llogara” për nevoja të Komandës së Forcës Detare/Rojës Bregdetare”.

Për këtë shërbim është vënë fondi limit afro 210 milionë lekë pa TVSH, ose duke e përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, vlera e pritshme është 250 milionë lekë.

Këtu duket qartë favorizimi që i bëhet Idlir Karkinit. Megjithëse “IDEA TEL” shpk ka ofertën më të lartë, është zgjedhur fituese.

Në të dyja kontratat është caktuar kohëzgjatja një vit, ndërsa afati i lëvrimit të mallit do të jetë brenda 120 ditëve nga data e nënshkrimit.

“IDEA TEL” u regjistrua si subjekt në vitn 1997 pranë një notereje dhe më vonë në vitin 2000, inxhinieri Idlir Karkini e konfimoi me vendim gykate në Tiranë.

Megjithatë, fama e Karkinit do të vinte më vonë. Ai fitoi të drejtën e mirëmbajtjes së radarëve për pjesën e mbetur të vitit 2011, kur ishte ministër i Mbrojtjes Arben Imami.

Një audit i brendshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas Kontrolli i Lartë të Shtetit (KLSH) do të raportonin se për 4 muaj kompania e Karkinit kishte përfituar 490 mijë dollarë. Ndërkohë që për 1 vit, kompania amerikane  “Lockheed Martin” e kishte bërë shërbimin për 160 mijë dollarë!

Në gusht 2013, kur PD po dorëzonte pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve, Ministria e Mbrojtjes organizon një tjetër tender, me objekt mirëmbajtjen e sistemit të radarëve detarë. Në tenderin e kategorizuar “Sekret”, fondi limit ishte 560 mijë dollarë dhe fituese u shpall kompania “R&T” me pronar Renis Tërshanën. Ky është rivali i Karkinit në aferat me tenderat.

Pas dy javësh, socialistja Mimi Kodheli emërohet ministre e Mbrojtjes dhe, puna e parë që bën, është anulimi i tenderit. Ajo organizoi një tjetër prokurim me të njëtin objekt, por duke e rritur fondin limit në 850 mijë dollarë.

Procedura e zgjedhur për tenderin ishte ajo me ftesë për negociata. Kompania që fitoi ishte IDEA-TEL, e cila kishte deklaruar si operator mbështetës shoqërinë italiane “Gem Eletronica”. Oferta fituese ishte sa 100% e fondit limit.

Dy vite më pas, ajo që kishte ndodhur nën maskën e sekretit shpërthen publikisht. KLSH gjeti parregullsi të mëdha në tender.

KLSH shkruante se ministria duhej të zhvillonte tender të hapur dhe kritikohej mungesa e thirrjes ndaj kompanisë amerikane “Lockheed Martin”. Kjo kompani kishte ndërtuar sistemin dhe çuditërisht nuk ftohej ta mirëmbante. Sqarojmë këtu, se “Lockheed Martin” është lider në SHBA dhe në botë për teknologjinë ushtarake.

Raporti i KLSH do të forcohej nga një ekspertizë e AKEP, që zbuloi se radarët nuk funksionin dhe këtë fakt u detyrua ta pranonte edhe vetë Ministria e Mbrojtjes.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, edhe ministrja Olta Xhacka do të vazhdonte kontratën me Idlir Karkinin. Ajo mbrohej duke thënë se kontrata ishte në bashkëpunim me italianët.

Në vitin 2018, Idlir Karkini u shpall në kërkim nga policia, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria. Karkini akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe privatizim të paligjshëm të pronave shtetërore në bregdetin e Spillesë. Mes tokave që kishte zhvatur Karkini, figuronte edhe Poligoni i Forcave Ajrore të Ushtrisë.

Karkini u zhduk për disa kohë dhe policia nuk e gjeti në shtëpi kur i trokiti për ta arrestuar më 8 shkurt 2018. Dikush e kishte njoftuar dhe Karkini arriti të largohej jashtë shtetit. Ndërkohë që pronari ishte në kërkim, vazhdonte dhe merrte kontrata nga Ministria e Mbrojtjes dhe Radio Televizioni Shqiptar.

Skandali vazhdonte të thellohej. Përgjimet e Antimafias italiane ndaj grupit të Habilajve nxorën faktin se pas vitit 2013, radarët fikeshin kur kishte trafik droge.

Në vitin 2017, i vënë nën akuzë nga prokuroria, ndër të tjera edhe për lidhje me grupin e Habilajve, Saimir Tahiri akuzoi ish-kolegen ministren Kodheli, se i kishte bërë 7 shkresa për radarët.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pretendoi në gjyq se kishte njoftuar zyrtarisht Ministrinë e Mbrojtjes për probleme me radarët detarë.

Radarët e fikur ishin bërë “kokëçarje” për Kodhelin. Kjo foto e ish-ministres është shkrepur në atë kohë në atë kohë në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Plepa, Durrës, me rastin e “forcimit të kapaciteteve të sistemit të vëzhgimit detar”. Ajo kishte marrë me vete shefin e shtabit, general major Jeronim Baze.

“Funksionaliteti i plotë i këtij sistemi u arrit me një fond sa gjysma e atij që ishte planifikuar nga qeveria e mëparshme”, deklaroi Kodheli. Po në fakt sistemi nuk funksionoi. Ministret do të ndryshonin, por mbeteshin kontratat me Idlir Karkinin, po ashtu trafiku i drogës në det.

Tags: Blendi GonxheErmal NufiIDEA –TELIdlir Karkini
Previous Post

Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

October 31, 2026
Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al