Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident janë përfshirë disa automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar ndërsa siç shihet edhe nga pamjet, rruga është bllokuar duke sjellë paralizim të qarkullimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.








