Seanca e sotme plenare e Kuvendit u shoqërua me tensione, teksa opozita protestoi në mbështetje të studentëve.
Disa deputetë demokratë u shfaqën me njërin sy të fashuar, në shenjë solidarizimi me Erjon Vishkullin, 28-vjeçari i cili mbeti i plagosur me plumb gome.
Vishkulli iu nënshtrua një operacioni në Itali, i cili kaloi me sukses.








