Pas përfundimit të seancës deputetja e pavarur Marjana Koçeku tha për gazetarët se seanca e sotme nuk përputhet fare me atë që po ndodh në vend dhe kërkesat e qytetarëve.
Koçeku shtoi se duhet mbajtur një seancë parlamentare e jashtëzakonshme, edhe 12 orë po qe nevoja mbi krizën.
Sakaq, theksoi se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh.
“Ishte një seancë që nuk përputhet me kërkesat që ka vendi jonë. Sa më shumë pretendon që vendi nuk ka krizë aq më shumë ka krizë. E nevojshme të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për një zgjidhje politike për vendin. Nuk mund të pretendojmë se nuk e shohim. Kuvendi të dalë mbi bindjet partiake të bëhet presion qeverisë që të mbahet përgjegjësi për sa po ndodh.”- tha Koçeku.








