Ka nisur seanca plenare e Kuvendit, e cila është shoqëruar me një protestë simbolike nga opozita në mbështetje të studentëve.
Deputetët demokratë janë shfaqur me disa foto të studentëve të dhunuar brutalisht nga policia gjatë protestave, teksa kanë krijuar zhurmë duke goditur tavolinat, me qëllim pengimin e seancës.







