Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burgim i përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës, babai i saj: Dënimi i vërtetë i përjetshëm na mbetet neve

Pali by Pali
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Burgim i përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës, babai i saj: Dënimi i vërtetë i përjetshëm na mbetet neve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, autorin e vrasjes së studentes shqiptare 22-vjeçare, Ilaria Sula, e cila u vra në mars të vitit 2025. Pas krimit, ai e fshehu trupin e të resë në një qese dhe e hodhi në një humnerë në afërsi të kryeqytetit italian.

Vendimi u shpall nga Gjykata e Tretë e Krimeve të Rënda në Romë, në ambientet e burgut Rebibbia. Samson, i cili kishte pranuar se ishte autor i krimit, nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shpalljes së vendimit.

Ai u gjykua për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, babai i Ilaria-s, Flamur Sula, u shpreh se vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, por asnjë dënim nuk mund të shuajë dhimbjen e humbjes së vajzës së tij.

“Drejtësia u bë, por burgimin e përjetshëm të vërtetë e kemi ne, unë dhe bashkëshortja ime. Ai ende merr frymë, ndërsa vajza ime nuk merr më frymë”, deklaroi ai, duke shtuar se kishte ruajtur gjithmonë besimin te drejtësia.

Përmes një mesazhi të ndjerë, babai i 22-vjeçares iu drejtua edhe të rinjve, duke i ftuar të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme, të tregojnë respekt ndaj njëri-tjetrit dhe të mos i mbajnë të fshehta problemet që përjetojnë.

“Respektoni njëri-tjetrin dhe flisni me prindërit tuaj. Mos heshtni”, ishte apeli i tij.

Edhe nëna e studentes, Gëzime Sula, përcolli një mesazh të fuqishëm, duke kërkuar më shumë respekt dhe dashuri ndaj grave.

“Respektoni gratë, duajini ato”, u shpreh ajo mes dhimbjes së thellë për humbjen e së bijës. Më pas, e përlotur dhe e mbështetur te bashkëshorti, ajo shtoi: “Tani ajo është në paqe”.

Si u vra Ilaria Sula?
Ilaria Sula u vra më 25 mars 2025 nga ish-partneri i saj, Mark Antony Samson. Sipas të dhënave të hetimit, ai e goditi tri herë me thikë në zonën e fytit.

Pas vrasjes, autori e vendosi trupin e saj në një qese dhe e hodhi në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina, pranë Romës. Trupi i pajetë i studentes u zbulua më 2 prill 2025.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson pranoi përgjegjësinë për krimin, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje të shpjegonte plotësisht veprimet e tij në momentin e ngjarjes.

“Nuk di ta shpjegoj se çfarë më ndodhi. Ishte sikur një perde të më kishte rënë para syve”, kishte deklaruar ai, duke folur për gjendjen emocionale që, sipas tij, kishte përjetuar në ato çaste.

Dënimi me burgim të përjetshëm shënon një etapë të rëndësishme në çështjen gjyqësore për vrasjen e Ilaria Sulës. Megjithatë, për familjen e saj, vendimi nuk mund ta zëvendësojë humbjen e parikuperueshme të vajzës.

Në fund, mesazhi i prindërve të Ilaria-s shkon përtej dhimbjes personale: respekti në marrëdhënie, komunikimi me familjen dhe refuzimi i heshtjes përballë problemeve janë thelbësore në luftën kundër dhunës ndaj grave.

Tags: Ilaria SulaMark Antony Samson
Previous Post

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Burgim i përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës, babai i saj: Dënimi i vërtetë i përjetshëm na mbetet neve

Burgim i përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës, babai i saj: Dënimi i vërtetë i përjetshëm na mbetet neve

October 27, 2026
Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al