Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Fytyra e revolucionit shqiptar”/ Gazeta belge jehonë Marjana Koçekut: Deputetja 25-vjeçare që sfidoi Ramën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“Fytyra e revolucionit shqiptar”/ Gazeta belge jehonë Marjana Koçekut: Deputetja 25-vjeçare që sfidoi Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta prestigjioze belge “De Standaard” i ka kushtuar një intervistë dhe profil të zgjeruar deputetes së pavarur Marjana Koçeku, duke e cilësuar atë si “fytyra e revolucionit shqiptar” dhe një nga figurat e pakta politike që vazhdojnë të gëzojnë besueshmëri në Shqipëri.

Në artikullin e publikuar më 26 tetor 2026, me autor gazetarin Jasper Abrahams, gazeta analizon protestat e vazhdueshme në Shqipëri, krizën e besimit ndaj elitës politike dhe rolin e deputetes 25-vjeçare në mbështetje të lëvizjes studentore.

  1. “Të rinjtë shqiptarë që protestojnë prej muajsh kundërshtojnë çdo formë hierarkie apo strukture partiake. Megjithatë, Marjana Koçeku është shndërruar pothuajse natyrshëm në zërin politik të një brezi”, shkruan De Standaard.

Gazetari përshkruan se besimi ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe elitës politike shqiptare ka arritur nivelet më të ulëta, ndërsa emri i Koçekut pritet me miratim dhe admirim nga qytetarët në Tiranë.

 

Duke iu referuar largimit të saj nga grupi parlamentar socialist në qershor, gazeta e cilëson këtë vendim si një akt guximi përballë sistemit politik të dominuar prej dekadash nga dy forcat kryesore.

 

“Fakti që Koçeku pati guximin t’i kthente shpinën sistemit partiak shqiptar i ka sjellë respektin e shumë njerëzve, veçanërisht të rinjve protestues”, shkruan gazetari.

 

Në intervistë, Koçeku shpjegon se vendimi për largimin nga mazhoranca ishte personal dhe i marrë pa u konsultuar me askënd.

 

“Nuk u konsultova me askënd. As me familjen, as me Ramën. Vendimin e mora vetë, e publikova në rrjetet sociale dhe për disa ditë u zhduka krejtësisht”, shprehet ajo.

 

Nga malet e Dukagjinit në Parlamentin shqiptar

 

Një pjesë e rëndësishme e reportazhit i kushtohet historisë personale të Koçekut, prejardhjes nga një zonë e izoluar malore në veri të Shqipërisë dhe angazhimit të saj në sipërmarrjen ekologjike.

 

Gazeta rikujton historinë e saj të pasqyruar më parë nga Financial Times, iniciativën Neomalësorja dhe përpjekjet për mbrojtjen e lumit Drin.

 

“Jam rritur nën dritën e qirinjve dhe nën yje. Kjo nuk është fantazi apo romantizim. Kështu ishte jeta atje”, rrëfen deputetja.

 

Sipas De Standaard, pikërisht ndjenja e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe mbrojtjes së natyrës e shtyu Koçekun drejt politikës, ndërsa përplasja me politikat mjedisore të qeverisë dhe kundërshtimi i projekteve në zona të mbrojtura shënuan pikën e kthesës.

 

“Kur shpërtheu protesta, kuptova se nuk kishim të bënim thjesht me indiferencë politike, por me pengim aktiv. Nuk doja të isha pjesë e kësaj”, deklaron Koçeku.

 

“Koha për dialog ka kaluar. Është koha që Kryeministri të japë dorëheqjen”

 

Në qendër të intervistës është qëndrimi i deputetes ndaj protestave dhe thirrjeve të Kryeministrit për dialog.

 

“Rama shpresonte ta çmontonte protestën përmes frikësimit dhe presionit. Tani papritur bën thirrje për dialog, por ka pasur 13 vite kohë për këtë. Jo, tani nuk është më koha për dialog. Tani është koha për dorëheqje”, shprehet Koçeku.

 

Deputetja denoncon gjithashtu përdorimin joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave.

 

“Dhuna policore është krejtësisht disproporcionale. E kam parë me sytë e mi: policë që përdornin shkopinj gome, efektivë pa identifikim, pa uniformë apo shenja dalluese, rrëmbime njerëzish në rrugë. Kjo është krejtësisht jashtë çdo proporcioni”, deklaron ajo.

 

“Një nga politikanët e paktë që vazhdojnë të gëzojnë besueshmëri”

 

Në përfundim të profilit, De Standaard vlerëson se qëndrueshmëria e qëndrimeve të Koçekut e ka bërë atë një nga figurat e pakta politike që ruajnë besueshmërinë në Shqipëri.

 

Megjithatë, deputetja thekson se nuk e konsideron veten udhëheqëse të protestuesve, por mbështetëse të tyre.

 

“Kontributi im është t’i mbështes, ta bëj zërin e protestës së tyre të dëgjohet më fort, si në nivel institucional, ashtu edhe në forma të tjera”, shprehet Koçeku.

 

Artikulli e paraqet deputeten e pavarur si një figurë politike të një brezi të ri, që po sfidon modelin tradicional të përfaqësimit politik në Shqipëri, ndërsa protestat studentore kanë krijuar, sipas saj, një kulturë të re politike.

Previous Post

Mesazhi i studentëve në protestë: Diplomat tuaja janë bileta për arratisje

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Fytyra e revolucionit shqiptar”/ Gazeta belge jehonë Marjana Koçekut: Deputetja 25-vjeçare që sfidoi Ramën

“Fytyra e revolucionit shqiptar”/ Gazeta belge jehonë Marjana Koçekut: Deputetja 25-vjeçare që sfidoi Ramën

October 27, 2026
Mesazhi i studentëve në protestë: Diplomat tuaja janë bileta për arratisje

Mesazhi i studentëve në protestë: Diplomat tuaja janë bileta për arratisje

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al