Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi të.
Si pasojë, 16-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.







