Protesta në kryeqytet ka kaluar në momente tensioni, me përplasje të përsëritura mes të rinjve dhe policisë. Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome ndaj protestuesve.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një pjesë e të rinjve kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë, duke mos u larguar nga zonat ku janë regjistruar përplasjet. Situata është shoqëruar me tensione në disa pika të Tiranës.
Në ditën e 12-të të protestës, kërkesa kryesore e studentëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Aksionit të tyre u janë bashkuar edhe pedagogë, mjekë dhe artistë.Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë nuk tërhiqen







