Friday, October 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej katër mandatesh në pushtet, Edi Rama ka treguar se nuk është vetëm Kryeministër dhe drejtues i qeverisë. Jo rrallë herë ka marrë përsipër të flasë edhe në emër të institucioneve të tjera. Këtë herë u shfaq thuajse si zëdhënës i Policisë së Shtetit.

Në përpjekje për të mbështetur tezën e tij se pas episodeve të dhunshme të protestave nuk qëndrojnë vetëm studentë, Rama publikoi fotografi, iniciale, moshën dhe të dhëna mbi precedentët penalë të një numri personash të shoqëruar apo arrestuar pas protestave.

Kryeministri i etiketoi publikisht si persona me “precedentë kriminalë”, duke renditur për secilin vepra penale për të cilat, sipas tij, ishin proceduar apo dënuar më parë. Në listën e bërë publike përfshiheshin të dhëna për narkotikë, vjedhje, dhunë, falsifikim, kundërshtim të policisë e deri te dënime të pretenduara jashtë Shqipërisë. Raportimet e së premtes konfirmojnë se Rama publikoi pamje dhe informacione të tilla gjatë deklaratës së tij.

Por përtej betejës politike dhe propagandistike, këtu lind një pyetje tjetër: nga i mori Kryeministri këto të dhëna dhe a kishte të drejtë t’i bënte publike? Sepse të dhënat mbi historikun penal të një qytetari nuk janë thjesht material për një deklaratë politike.

Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i përkufizon shprehimisht si “të dhëna penale” informacionet personale që lidhen me dënimet penale, veprat penale dhe masat e sigurimit. Po ky ligj vendos si parime bazë që përpunimi i të dhënave personale duhet të jetë i ligjshëm, i drejtë dhe transparent.

Çështja bëhet edhe më delikate nëse informacionet e publikuara nga Kryeministri kanë ardhur nga databazat apo materialet e Policisë së Shtetit.

Ligji bën një dallim të qartë mes personit të arrestuar, të ndaluar, nën hetim apo të pandehur dhe personit të dënuar me një vendim penal të formës së prerë.

Dhe pikërisht këtu lind problemi me një “gjyq publik” të zhvilluar nga foltorja e Kryeministrit.

Nëse për personat e ekspozuar publikisht ka procedime ende në zhvillim, përgjegjësia e tyre për ngjarjet e protestave nuk mund të konsiderohet e provuar vetëm sepse Kryeministri i paraqet si persona me precedentë. Fajësia për një vepër konkrete përcaktohet nga drejtësia, jo nga një konferencë politike.

Çfarë thotë neni 103 i Kodit të Procedurës Penale?

Një tjetër pikë që kërkon sqarim është origjina e materialeve të publikuara. Neni 103 i Kodit të Procedurës Penale, me titull “Ndalimi i publikimit të aktit”, parashikon ndër të tjera:

“Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.”

Në pikën 2, dispozita shkon më tej dhe ndalon publikimin, qoftë edhe të pjesshëm, të akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

Ndërsa për të miturit mbrojtja është edhe më e fortë: pika 4 ndalon publikimin e gjeneraliteteve dhe fotografive të të pandehurve dhe dëshmitarëve të mitur, me përjashtimet që parashikon vetë ligji.

Kjo është veçanërisht me rëndësi, pasi në listën e prezantuar publikisht nga Rama rezulton edhe një person 17-vjeçar.

Kush ia dha Kryeministrit këto të dhëna?

Nëse ato vijnë nga sistemet e Policisë së Shtetit apo nga materiale të procedimeve penale, mbi çfarë baze ligjore iu vunë në dispozicion kreut të qeverisë për t’u përdorur më pas në një komunikim publik dhe politik? Dhe nëse bëhet fjalë për informacione të një hetimi në zhvillim, a u respektuan kufizimet që vendos Kodi i Procedurës Penale?

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale përcakton posaçërisht rregulla për përpunimin e të dhënave nga autoritetet kompetente për parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen e veprave penale dhe për sigurinë publike.

Kryeministër apo zëdhënës i Policisë?

Edi Rama mund të ketë çdo të drejtë politike të dënojë dhunën në protesta, të mbrojë Policinë e Shtetit apo të argumentojë se mes protestuesve kishte persona që nuk ishin studentë.

Por një gjë tjetër është të marrësh të dhëna që mund të vijnë nga strukturat shtetërore dhe t’i përdorësh për të ekspozuar publikisht qytetarë të caktuar.

Në një shtet ligjor, Policia heton, Prokuroria akuzon dhe gjykata vendos për fajësinë. Kryeministri nuk është asnjëra prej tyre.

Prandaj, pas publikimit të listës së protestuesve, çështja nuk mund të mbyllet vetëm me argumentin politik të Ramës se kush ishte apo nuk ishte student.

Ka disa pyetje që kërkojnë përgjigje institucionale: Nga erdhën fotografitë dhe historiku penal? Kush ia vuri në dispozicion Kryeministrit? Për çfarë qëllimi ishin mbledhur këto të dhëna dhe mbi çfarë baze u përdorën për ekspozim publik? A kishte mes tyre të dhëna që i përkisnin një procedimi penal ende në zhvillim?

Dhe, mbi të gjitha: a u shkel ligji për t’i dhënë argumente propagandës së qeverisë? Këtë nuk mund ta vendosë as opozita, as qeveria dhe as media.

Por është një çështje për të cilën institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale dhe organet e drejtësisë kanë arsye të japin një përgjigje./VNA

Previous Post

Jep dorëheqjen Blerina Gjylameti, largohet nga drejtimi i AKU-së

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

Edi Rama, si zëdhënës i Policisë së Shtetit: A e shkeli ligjin duke publikuar të dhëna për protestuesit?

October 23, 2026
Jep dorëheqjen Blerina Gjylameti, largohet nga drejtimi i AKU-së

Jep dorëheqjen Blerina Gjylameti, largohet nga drejtimi i AKU-së

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al