Pedagogët i bashkohen sërish protestës së studentëve, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e të rinjve, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta pritet të nisë përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, ku një numër i konsiderueshëm pedagogësh do të mblidhen për të shprehur solidaritetin me studentët dhe për të mbështetur kauzën e tyre.
Përveç mbështetjes ndaj kërkesave studentore, pedagogët kanë dënuar edhe përdorimin e dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestave të ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si është trajtuar situata.
Në këtë kuadër, ata kanë ndërmarrë edhe një nismë përmes një peticioni, me qëllim që kërkesat dhe shqetësimet e studentëve të marrin vëmendjen e duhur.
Edhe sindikata e pedagogëve ka reaguar më herët lidhur me zhvillimet gjatë protestave studentore, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar dhe duke dënuar atë që e konsideron dhunë policore ndaj protestuesve.








