Një grup protestuesish janë rikthyer sërish në zonën pranë Kryeministrisë, ku situata është tensionuar dhe janë regjistruar incidente të reja.
Përballë zhvillimeve, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rikthimin e kontrollit në zonë. Ndërhyrja vjen pas rikthimit të protestuesve pranë institucionit, ku tensionet vijojnë të jenë të pranishme.
Ndërkohë, në rrugët e Tiranës raportohet se janë angazhuar edhe persona me rroba civile, të cilët, sipas raportimeve, nuk kanë mjete identifikimi të dukshme dhe po ndalojnë protestues.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa ndërhyrjet e policisë dhe ndalimet e raportuara po shoqërojnë zhvillimet e fundit të protestës.







