Thursday, October 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Begaj apel qytetarëve pas dhunës: Zgjidhni dialogun

Pali by Pali
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Begaj apel qytetarëve pas dhunës: Zgjidhni dialogun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përsëritur apelin për qetësi dhe dialog, pas episodeve të dhunës të regjistruara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit kujton se Shqipëria është atdheu i të gjithë qytetarëve, duke u bërë thirrje të tregojnë maturi, të shmangin përplasjet dhe të mos lejojnë që tensionet të vënë në rrezik rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit.

Begaj ka shprehur gjithashtu mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit, duke i inkurajuar në përmbushjen e detyrës së tyre të vështirë përballë akteve të dhunës dhe sulmeve.
Të dashur qytetarë,

Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.

Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.

Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.

Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Tags: begajdhunedialogprotesta
Previous Post

14 të lënduar pas protestës, mes tyre 8 efektivë policie dhe 4 protestues

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

by Pali
October 10, 2026
0

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të datës...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal?

Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal?

October 10, 2026
Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

Jared Kushner thyen heshtjen për projektin miliardësh në Zvërnec: Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë me breza

October 9, 2026
Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

Kishin planifikuar vrasje, kush janë tre të rinjtë e arrestuar në Lezhë

October 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Begaj apel qytetarëve pas dhunës: Zgjidhni dialogun

Begaj apel qytetarëve pas dhunës: Zgjidhni dialogun

October 15, 2026
14 të lënduar pas protestës, mes tyre 8 efektivë policie dhe 4 protestues

14 të lënduar pas protestës, mes tyre 8 efektivë policie dhe 4 protestues

October 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al