Protesta studentore në Tiranë po merr mbështetje edhe nga tifozët e skuadrave të futbollit. Ultrasit e Partizanit, të njohur si “Guerrils”, kanë shprehur publikisht solidaritetin me studentët, duke deklaruar se do të jenë pjesë e protestës deri në fund.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, tifozët e Partizanit theksojnë se nuk do të tërhiqen nga mbështetja e tyre për studentët, duke e lidhur qëndrimin e tyre me kauzën për Shqipërinë.
“Guerrils janë me protestën, Guerrils janë në protestë. Guerrils do të jenë deri në fund në protestë.
Po llogaritë i kanë barë gabim,s e këto kanë harru që Guerrilsat nuk bëjnë asnjëherë mbrapsht.
Një për të gjithë e të gjithë për nji, për studentat për Shqipërinë”, shkruajnë tifozët e Partizanit në mesazhin e shpërndarë.








