Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe akte vandalizmi.
Që në nisje të tubimit, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të godinës dhe kanë spërkatur me bojë muret e saj.
Situata është përshkallëzuar më tej, kur studentët kanë shkulur kangjellat metalike të vendosura në trotuar dhe kanë hedhur tulla e sende të tjera drejt ndërtesës, duke thyer xhamat e dritareve.
Më pas, protestuesit kanë hyrë brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrjet “Digje, digje”, duke rritur tensionet gjatë tubimit.







