Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend.

Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë.

Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim.

“Emigracioni i vazhdueshëm, plakja e popullsisë dhe mospërputhja e aftësive me kërkesat e tregut vazhdojnë të kufizojnë ofertën e fuqisë punëtore dhe rritjen e produktivitetit”, thekson raporti.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, pjesëmarrja në forcat e punës për grupmoshën 15–64 vjeç zbriti në 76.2%, me rënie prej 0.5 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Norma e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç ishte 58%, ose 0.3 pikë përqindjeje më e ulët në bazë vjetore, ndërsa papunësia qëndroi në 8.4%. Problemet janë më të theksuara për gratë dhe të rinjtë, të cilët vijojnë të kenë nivele më të ulëta pjesëmarrjeje dhe punësimi krahasuar me burrat në moshën kryesore të punës.

“Shfrytëzimi më i mirë i kapitalit njerëzor të Shqipërisë, veçanërisht përmes rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe mundësive më të mëdha të punësimit për të rinjtë, do të jetë vendimtar për ruajtjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e uljes së varfërisë dhe afrimin me vendet me të ardhura më të larta”, vlerëson Banka Botërore.

Sipas institucionit, vetëm eliminimi i diferencave gjinore në punësim mund të gjenerojë një rritje të vlerësuar prej 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë në afat të gjatë.

Pavarësisht këtyre sfidave, varfëria në Shqipëri pritet të vijojë rënien gjatë vitit 2026, e mbështetur nga rritja ekonomike dhe përmirësimet e deritanishme në tregun e punës.

Banka Botërore vlerëson se niveli i varfërisë ka zbritur nga 25% në vitin 2024 në 23.1% në vitin 2025, ndërsa parashikohet të arrijë në 21.6% këtë vit.Treguesi bazohet në pragun ndërkombëtar të varfërisë prej 8.30 dollarësh për person në ditë, sipas fuqisë blerëse të vitit 2021, që përdoret për vendet me të ardhura të mesme të larta.

Gjithsesi, institucioni sqaron se këto janë vlerësime statistikore dhe jo matje të drejtpërdrejta, pasi anketa më e fundit e familjeve që përdoret për matjen e varfërisë i përket vitit 2018. Raporti evidenton edhe hendekun e madh të të ardhurave me standardet ndërkombëtare të mirëqenies.

“Shqipëria vazhdon të përballet me një sfidë të konsiderueshme në afrimin e niveleve të të ardhurave”, thekson Banka Botërore.

Treguesi i hendekut të prosperitetit ishte 4.1 në vitin 2018, çka nënkupton se të ardhurat mesatare duhet të rriten pothuajse katërfish për të arritur standardin global të prosperitetit prej 28 dollarësh për person në ditë./ Monitor

Previous Post

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

BB: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

October 13, 2026
Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al