Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit

Pali by Pali
in AKTUALITET, LAJME
0
Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Arrameras të Fushë-Krujës, ku 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën pasi ashensori në restorantin ku punonte si kamerier u shkëput papritur. Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me rrethanat e aksidentit fatal, ndërsa policia ka vënë në pranga dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes, 16-vjeçari dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po shkëmbenin shaka me njëri-tjetrin. I mituri kishte hyrë në ashensor për të zbritur në katin e parë të restorantit, kur kolegu i tij dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka aktivizuar butonin për zbritjen e ashensorit.

Në ato çaste, ashensori është shkëputur, duke bërë që i riu të përplasej me kokë në pllakat e dyshemesë. Përplasja rezultoi fatale për 16-vjeçarin, ndërsa edhe kamerieri tjetër dyshohet se është gjendur në rrezik për jetën nga shkëputja e papritur e pajisjes.

Një tjetër detaj i bërë i ditur lidhur me ngjarjen është se pak çaste përpara aksidentit, ashensori ishte përdorur edhe nga pronari i restorantit, Afrim Vathi, 62 vjeç, i cili është gjyshi i viktimës.

Në lidhje me tragjedinë, policia ka arrestuar 26-vjeçarin Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Në pranga është vënë edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, shkaqet që çuan në shkëputjen e ashensorit dhe përgjegjësitë për garantimin e sigurisë në ambientet e restorantit.

Tags: aksidentarrestimefushe-kruje
Previous Post

Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit

Humbja tragjike e 16-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohen kamerieri dhe pronari i restorantit

October 12, 2026
Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

Marta Kos paralajmëron Kosovën për Ligjin e Speciales: Ndryshimet rrezikojnë rrugën drejt BE-së

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al