Sunday, October 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tritol ‘Benz’-it në Gjirokastër, një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tritol ‘Benz’-it në Gjirokastër, një i vdekur dhe një i plagosur. Kush ishte shënjestra e atentatit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shpërthim me lëndë plasëse tritol ka tronditur Gjirokastrën mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin “18 Shtatori” në qendër të qytetit, ndërsa Beqir Devolli 45-vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Benz” që u hodh në erë, ka ndërruar jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe shtetasi E.M 26 vjeç i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Detajet e publikuara tregojnë se shpërthimi ndodhi pranë Gjykatës së Gjirokastrës dhe Komisariatit të Policisë.

Pas shpërthimit, automjeti humbi kontrollin, vijoi lëvizjen dhe përfundoi mbi trafikndarësen, përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, ndërsa shpërthimi u dëgjua në një pjesë të madhe të qytetit.Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në automjet, ndërsa shpërthimi u dëgjua në një pjesë të madhe të qytetit.Fillimisht, hetuesit shqyrtuan edhe mundësinë e një shpërthimi nga impianti i gazit.

Por raportimet e mëvonshme treguan se automjeti përdorte naftë, ndërsa dyshimet u përqendruan te vendosja e një sasie lënde plasëse.

Burime jozyrtare të policisë, të cituara nga mediat, raportuan se lënda plasëse dyshohet të ketë qenë tritol.

Një nga pistat që po shqyrtojnë hetuesit është aktivizimi i saj në distancë, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për mekanizmin e shpërthimit apo sasinë e eksplozivit.

Një detaj tjetër që merr rëndësi për hetimin është një ngjarje e mëparshme, ku përfshihej Rigels Mela.

Në prill të vitit 2025, automjeti i tij tip “Range Rover” u përfshi nga flakët ndërsa qëndronte i parkuar në lagjen Dunavat të Gjirokastrës. Banorët e zonës njoftuan autoritetet pasi konstatuan zjarrin, ndërsa nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë viktima Beqir Devolli, njihej edhe me nofkën “Çilo hundëderri.” Sipas informacioneve të para, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të.

Previous Post

Arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Greqi, një prej tyre i kërkuar nga Interpoli për vrasje

Next Post

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës

Next Post
Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Huthët sulmojnë aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe 309 të plagosur!

Huthët sulmojnë aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe 309 të plagosur!

October 11, 2026
Selanik/ Shqiptari i dehur përplas makinën brenda lokalit, plagosen 3 klientë

Selanik/ Shqiptari i dehur përplas makinën brenda lokalit, plagosen 3 klientë

October 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al