Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit 2026 reformën territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës dhe me protesta jashtë godinës së Parlamentit.
Në votimin përfundimtar, 85 deputetë votuan pro reformës.
Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës
Ndryshime parashikohen edhe në qarkun e Elbasanit, ku Cërriku dhe Belshi do të bashkohen me Elbasanin, ndërsa Përrenjasi do të jetë pjesë e bashkisë së Librazhdit. Struktura e re administrative do të ruajë 12 qarqet e vendit, ndërsa territori do të organizohet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.
Sipas parashikimeve, zgjedhjet vendore të vitit 2027 pritet të zhvillohen mbi bazën e hartës së re territoriale. Miratimi i reformës u shoqërua me tensione të forta në sallën e Kuvendit.
Deputetët e Partisë Demokratike reaguan ashpër gjatë séances duke hedhur sende drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallë pak çaste përpara nisjes së votimit.
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...
Read moreDetails







