Thursday, November 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Do të rikthejmë lekët që ke humbur…”/ Si funksiononte Call Center i Taulant Beleraj, policia: Dyshojmë për bashkëpunëtorë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
“Do të rikthejmë lekët që ke humbur…”/ Si funksiononte Call Center i Taulant Beleraj, policia: Dyshojmë për bashkëpunëtorë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas informacioneve të administruara nga InfoNews, detaje të reja kanë dalë nga dëshmitë e personave të arrestuar në lidhje me aktivitetin e dyshuar mashtrues të call center-it në Rrugën e Kavajës.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se, gjatë dëshmive të tyre, personat e arrestuar kanë deklaruar se paguheshin me shuma relativisht të ulëta dhe me një përqindje të vogël në raport me vlerat që dyshohet se përfitoheshin përmes skemës së mashtrimit.

Call Center i Taulant Beleraj

Ndërkohë, burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se aktiviteti nuk dyshohet se kontrollohej vetëm nga personi i shpallur në kërkim, Taulant Beleraj. Sipas këtyre burimeve, në administrimin e call center-it dyshohet se ishin të përfshirë edhe persona të tjerë, të afërt me të.

Një tjetër element që po hetohet lidhet me mënyrën e funksionimit të skemës. Sipas burimeve të administruara nga hetuesit, operatorët kontaktonin persona që kishin qenë më herët viktima të mashtrimit, duke u prezantuar këtë herë si persona që mund t’i ndihmonin për të rikuperuar paratë e humbura.

Përmes këtij komunikimi, viktimave dyshohet se u premtohej kthimi i shumave të humbura, ndërsa më pas u kërkoheshin pagesa të tjera. Sipas burimeve, përmes kësaj skeme dyshohet se janë përfituar shuma që arrijnë në miliona lekë.

Në ambientet e call center-it, policia gjeti gjithashtu blloqe me të dhëna dhe emra të personave që dyshohet se ishin mashtruar më parë. Pajisjet elektronike të sekuestruara pritet të analizohen për të përcaktuar shtrirjen e aktivitetit, personat e tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë dhe numrin e viktimave të skemës./Infonews

Previous Post

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Next Post

SPAK i sekuestron telefonin Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Next Post
SPAK i sekuestron telefonin Aleks Markut dhe Ron Yeffet

SPAK i sekuestron telefonin Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllen 32 serverë pirate dhe hiqen 3 aplikacione, AMA prezanton platformën e re

Mbyllen 32 serverë pirate dhe hiqen 3 aplikacione, AMA prezanton platformën e re

November 19, 2026
Dyshohet për fshehje të karburantit, autoritetet bllokojnë anijen në Durrës

Dyshohet për fshehje të karburantit, autoritetet bllokojnë anijen në Durrës

November 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al