Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, Xhuana Nikollaj, është arrestuar pasi prej muajsh ishte shpallur në kërkim nga autoritetet.
Fizi ishte shpallur në kërkim që në muajin mars, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për dhunë ndaj ish-partneres së tij.
Sipas të dhënave të policisë, pas episodeve të dhunës, Xhuana Nikollaj konsumoi medikamente dhe më pas humbi jetën në spital.
Arrestimi i Fizit u bë falë bashkëpunimit mes Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës. Në procesin e dorëzimit të tij kanë ndërhyrë edhe familjarët dhe avokati i ish-bashkëshortit të 25-vjeçares.
Fizi ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet drejt Tiranës, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.








