Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“U ndjeva e pasigurt”, turistja rrëfen përvojën e frikshme gjatë udhëtimit vetëm në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“U ndjeva e pasigurt”, turistja rrëfen përvojën e frikshme gjatë udhëtimit vetëm në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një turiste australiane ka rrëfyer përvojën e saj gjatë një udhëtimi në Shqipëri, duke treguar disa momente që, sipas saj, e bënë të ndihej e pasigurt teksa udhëtonte e vetme.

Rrëfimi i saj është publikuar në kuadër të programit australian “Insight” të SBS, në një episod kushtuar “red flags”, ose shenjave paralajmëruese që njerëzit hasin gjatë udhëtimeve.

Turistja tregon se kishte dëgjuar më herët mendime të ndryshme për Shqipërinë nga udhëtare të tjera, por vendosi të krijonte vetë një përshtypje për vendin. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku kaloi një ditë me shoqen e saj, ajo thotë se nisi të ndihej e parehatshme teksa shëtisnin në qytet.

“Nuk mund ta hiqja nga mendja ndjesinë në rritje të shqetësimit, teksa shëtisnim nëpër rrugë dhe ndiheshim sikur po na vëzhgonin, kryesisht burrat”, rrëfen ajo.

Situata që e shqetësoi më shumë ndodhi gjatë një udhëtimi me taksi. Sipas saj, ajo dhe shoqja i kërkuan shoferit që fillimisht ta çonte shoqen në stacionin e autobusit dhe më pas ta dërgonte atë drejt jugut të vendit.

Teksa ndiqnin itinerarin në telefon, ato vunë re se shoferi po shkonte në drejtimin e gabuar. Kur e pyetën nëse po ndiqte rrugën e duhur, turistja thotë se shoferi u bë agresiv dhe nisi t’u bërtiste. Kur mbërritën në stacionin e autobusit, ajo vendosi të mos vazhdonte udhëtimin me të.

“Nuk do të shkoj deri në qytetin bregdetar vetëm me këtë burrë”, tregon ajo se mendoi në atë moment.

Turistja mori një tjetër makinë drejt destinacionit të saj, por edhe atje thotë se nuk u ndje më e sigurt. Ajo tregon se akomodimi që kishte rezervuar përmes Airbnb-së ishte në gjendje të keqe dhe se brava e derës nuk funksiononte siç duhet. Për t’u ndier më e sigurt gjatë natës, vendosi një karrige pas derës.

Situata u përkeqësua kur kuptoi se kondicioneri po pikonte ujë mbi kabllot elektrike, ndërsa në dysheme ishte krijuar një pellg me ujë.

“Sapo të zgjohem në mëngjes, duhet të largohem prej këtu”, rrëfen ajo se mendoi.

Të nesërmen u zhvendos në një hotel, edhe pse ishte mbi buxhetin e saj, pasi donte të ishte në një ambient ku kishte njerëz të tjerë përreth.

Por pak orë më vonë, ajo u përball me një tjetër problem. Shoqja e saj e kishte telefonuar për t’i thënë se ishte sëmurur gjatë një udhëtimi në mal, me diarre dhe të vjella.

Fillimisht turistja mendoi se edhe shqetësimet e lehta të stomakut që kishte mund të kalonin, por gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

Ajo përfundoi duke humbur ndjenjat në hollin e hotelit, në atë që e përshkruan si pasojë të dehidratimit të rëndë.

Stafi i hotelit thirri ambulancën dhe turistja u dërgua në një qendër mjekësore, ku iu dha trajtim me serum. Pas disa ditësh, ajo thotë se gjendja e saj u përmirësua.

Në rrëfimin e saj, turistja shprehet se fakti që kishte zgjedhur të qëndronte në hotel, ku kishte njerëz pranë, ishte vendim i rëndësishëm.

“Nuk e di çfarë do të kisha bërë nëse do të isha ende vetëm në Airbnb”, thotë ajo, duke shtuar se në atë kohë nuk e dinte as numrin lokal të emergjencës.

Përvoja, sipas saj, e ka bërë më të kujdesshme gjatë udhëtimeve të vetme dhe më të vëmendshme ndaj sinjaleve që i krijojnë pasiguri. Megjithatë, në fund të rrëfimit, ajo thekson se përvoja e saj nuk do të thotë se do ta përjashtonte mundësinë për t’u kthyer në Shqipëri.

“Nëse do të kisha një arsye për t’u kthyer në Shqipëri, nuk do ta përjashtoja mundësinë për të udhëtuar sërish në këtë pjesë të botës – por ndoshta jo vetëm”, shprehet ajo.

Previous Post

Ish-shefi i Operacionales thirret në SPAK, do të pyetet për dosjen “Agasi”

Next Post

Dy ditë pas marrjes së detyrës, ambasadori i SHBA-ve i shkon në zyrë Ramës

Next Post
Dy ditë pas marrjes së detyrës, ambasadori i SHBA-ve i shkon në zyrë Ramës

Dy ditë pas marrjes së detyrës, ambasadori i SHBA-ve i shkon në zyrë Ramës

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama u jep kullë 77 kate Luanit të “Deltës” dhe bosëve të basteve, Abdia-Avdia

Rama u jep kullë 77 kate Luanit të “Deltës” dhe bosëve të basteve, Abdia-Avdia

September 30, 2026
Shpërthimi te karburanti “AN OIL” në Sarandë, ISHTI: Objekti kishte tre muaj jashtë funksionit

Shpërthimi te karburanti “AN OIL” në Sarandë, ISHTI: Objekti kishte tre muaj jashtë funksionit

September 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al