Vilson Bala, ish-shef i Operacionales dhe aktualisht drejtor i Policisë Vendore Korçë, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se Bala do të pyetet si person në dijeni për dosjen e Ergys Agasit.
Paraqitja e Balës në SPAK vjen pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni pasi akuzohet se ka ndihmuar Agasin duke i ndarë sekrete shtetërore.







