Thursday, September 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ku do të punonin më mirë paratë e kursyera po të investoheshin, në asetizimin e një banese për qira apo si investim në fond pensioni? Në këtë shkrim do ta ilustrojmë të qartë përgjigjen.

Nëse një familje, apo individ, ka kursyer 7.5 milionë lekë dhe mendon si formën më të mirë e më të lehtë të investimit blerjen e një apartamenti për ta dhënë me qira, pas këtij artikulli do të duhet ta mendojë edhe një herë zgjedhjen e tij. Apartamenti kushton rreth 15-20 milionë lekë, për të plotësuar diferencën mes shumës së kursyer dhe shumës së nevojshme nevojitet një financim bankar i konsiderueshëm, në formë kredie. A është kjo zgjedhja më e mirë? Të kërkuarit të një financimi 7.5 milionë-12.5 milionë lekë investim për të përfituar 30-40-50-60 mijë lekë qira si të ardhura?

Sigurime Online, portali i specializuar në lajmin e sigurimeve dhe të risigurimeve në vend, dha këtë mesazh: Nëse nuk ke një plan të qartë biznesi dhe nuk dëshiron të marrësh një borxh të madh, ekziston edhe një alternativë tjetër më e mirë, të investosh kursimet e tua në një fond pensioni privat.  Website-i radhiti edhe arsyet se pse ia vlen.

Nëse norma e kthimit të investimit të fondit të pensioneve private SIGAL qëndron e pandryshuar për 10 vitet e ardhshme: rreth 4.5 %, me një performancë që ka dëshmuar përmirësim të pandalshëm në kohë, një shumë prej 7.5 milionë lekësh do të mund të gjeneronte rreth 28–30 mijë lekë në muaj, në varësi të mënyrës së pagesës dhe të kushteve të dakordësuara mes klientit dhe fondit përmes një kontrate të qartë dhe ligjore. Këtu është ndryshimi me investimin në një apartament.

Me një apartament që e jep me qira, të ardhurat shoqërohen me përgjegjësi të tjera:

  • duhet të gjesh qiramarrës,
  • duhet të menaxhosh kontratën,
  • duhet të përballosh mirëmbajtjen,
  • duhet të planifikosh riparimet e nevojshme
  • duhet ta rinovosh 2-3 herë në harkun e një dekade
  • duhet të mendosh për periudhat kur apartamenti mund të qëndrojë bosh,
  • duhet të paguash komisionet e ndërmjetësve
  • duhet të paguash këstet bankare të huasë për të arritur shumën e blerjes së apartamentit
  • duhet të përllogaritësh tatimin
  • taksa vjetore e pronës
  • duhet ta sigurosh pronën nga zjarri, tërmeti dhe rreziqet e tjera

Pastaj ka edhe faktorë të tjerë, psikologjikë dhe shpërqëndrues. Mund të përballesh edhe me situata të pakëndshme: qiramarrës që nuk paguajnë në kohë, dëmtime të pronës ose vështirësi në lirimin e apartamentit. Vetëm në ditët e fundit në emisionet humoristike-investigative të mbrëmjeve në televizionet e mëdha vendase jemi njohur me disa raste të tilla.

Me një investim financiar të kursimeve në Fondin e Pensioneve private SIGAL, këto shqetësime nuk ekzistojnë.

Tri arsye për ta menduar ndryshe investimin tënd

Së pari, potenciali për të ardhura periodike

Me një normë kthimi të ngjashme me atë të sotme, investimi prej 7.5 milionë lekësh mund të krijojë një të ardhur mujore të konsiderueshme për një periudhë të caktuar. 28-30 mijë lekë çdo muaj për 10 vjet me normën e sotme. Kjo u aplikua mbi normën e tanishme të kthimit, vetëm për efekt ilustrues; e cila, pse jo, nuk përjashtohet që mund të përmirësohet.

Së dyti: kursimet mbeten kapitali yt, i patjetërsueshëm dhe i paprekshëm

Në vend që të marrësh një kredi të madhe për të blerë një apartament, ti përdor kapitalin që tashmë ke krijuar. Në fund të periudhës së investimit, sipas kushteve të fondit, mund të tërheqësh kapitalin e akumuluar. 7.5 milionë do të jenë aty, të tuat dhe të paprekura, të trashëgueshme e të patjetërsueshme.

Së treti: mund ta lidhësh kursimin me mbrojtjen shëndetësore, mbulime deri në 1 milionë euro për shëndetin tënd.

SIGAL ofron mundësi për të kombinuar investimin me mbrojtjen e shëndetit, pasurisë më të çmuar që kemi. Investimi në Fond mund të kombinohet me sigurimin e sëmundjeve të rënda dhe trajtimeve me mbulim deri në 1 milionë euro nga SIGAL Insurance Group, përmes produktit Jetë Plus Care.

Prandaj investimi i kursimeve në Fondin e Pensioneve SIGAL është zgjidhje më e zgjuar investimi se sa sforcoja për të arritur një shumë financimi përmes kredisë, në mënyrë që të asetizohet një pronë në tregun e qirave. Në këtë mënyrë ruhen të paprekura paratë e tua dhe garanton çdo të papritur serioze të shëndetit, përfshirë edhe përballjet me sëmundje që kërkojnë shpenzime të mëdha: sëmundjet tumorale, nevojë për ndërrim të valvulave të zemrës, nevojë për transpalante ose ndërhyrje neurokirurgjike.

Fondi i Pensioneve SIGAL 

20 vjet më parë, SIGAL u shfaq si pionere në tregun e pensioneve private, duke krijuar mundësi investimi vetëkapitalizuese. Sot, në SIGAL paguhen mbi 35 milionë lekë pensione aktuale për qindra përfitues. Me mbi 19 mijë anëtarë Fondi administron mbi 40 milionë euro asete neto. Kontributet për pension privat deri në 500 euro në muaj i shmangen tatimit, ndërsa fondet mbeten të trashëgueshme dhe të patjetërsueshme. Interesohuni drejtpërsëdrejti në linkun e Fondit SIGAL: https://fondisigal.com.al/.

 

 

Tags: Fondi i Pensioneve SIGALinvestimpensioniSigal
Previous Post

Tjetër “goditje” për naftën/ Mbi 220 lekë litri, tani edhe tarifë e re për rezervën shtetërore

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

September 16, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

September 17, 2026
Tjetër “goditje” për naftën/ Mbi 220 lekë litri, tani edhe tarifë e re për rezervën shtetërore

Tjetër “goditje” për naftën/ Mbi 220 lekë litri, tani edhe tarifë e re për rezervën shtetërore

September 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al