Tirana ka zhvilluar këtë të mërkurë protestën e 109-të të qytetarëve dhe aktivistëve, me tubimin që nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me marshim drejt Kryeministrisë.
Protesta e sotme u zhvillua në një ditë kur në Hagë u shpall vendimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjatë marshimit në bulevard, protestuesit shprehën solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së, duke brohoritur në mënyrë të përsëritur “UÇK, UÇK”.
Marshimi vijoi në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa protesta e 109-të u shoqërua edhe me thirrje në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së pas vendimit të shpallur nga Gjykata Speciale në Hagë.







