Thursday, November 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dënohet me 25 vite burg Hashim Thaçi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE
0
Dënohet me 25 vite burg Hashim Thaçi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale konstatoi se të 4 ish-drejtuesit e UÇK janë penalisht përgjegjës për vrasje të paligjshme.

Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burg.

Kush eshte Hashim Thaçi

Jeta e Hashim Thaçit paraqet një larmi ngjarjesh që janë të destinuara të bashëkjetojnë me historinë e Kosovë

.Thaçi, një student nga Skënderaj që u përfshi në protestat dhe organizimet e para kundër regjimit serb, arriti të spikasë në organikën e brishtë të UÇK gjatë luftës.

Ai u mbështet nga partnerët perëndimor si një lider politik i së ardhmes së Kosovës së lirë. Thaçi ndërtoi edhe një karrierë të pasur politike duke arritur në ushtrimin e detyrave të Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës.Hashim Thaçi lindi më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt, në Drenicë.

 

Rajoni ku u rrit kishte një histori të gjatë të mobilizimit politik shqiptar dhe do të bëhej një prej zonave kryesore të konfliktit të armatosur në Kosovë në fund të viteve 90.

Pas shkollimit fillestar, Thaçi u orientua drejt studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku u përfshi në Lëvizjen Studentore të Kosovës duke u bërë një prej drejtuesve të saj

Por shumë shpejt aktiviteti i tij do të kalonte përtej protestave studentore.

LPK dhe jeta jashtë Kosovës

Ai angazhohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, LPK, një organizatë politike që synonte ndryshimin e pozitës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Shfaqja e UÇK-së

Në mesin e viteve ’90, Kosova hyri në një fazë të re. Sulmet e armatosura të UÇK-së ndaj forcave dhe institucioneve serbe u shtuan. Në vitin 1998, konflikti u përshkallëzua në luftë të gjerë dhe Hashim Thaçi spikati si një prej figurave politike kryesore të UÇK-së.

Në atë kohë, ai njihej edhe me nofkën “Gjarpri”.

Rambuje, Thaçi del në skenën ndërkombëtare

Në shkurt të vitit 1999, emri Hashim Thaçi u bë i njohur përtej Kosovës.

Vetëm 30 vjeç, ai drejtoi delegacionin kosovar në bisedimet e Rambujesë në Francë.

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, një prej figurave të rëndësishme të procesit të Rambujesë, e konsideronte Thaçin një negociator shumë të ri dhe relativisht të papërvojë, por vlerësonte se ai mësoi shpejt gjatë negociatave.

Bisedimet nuk prodhuan një marrëveshje përfundimtare të pranueshme për të gjitha palët. Me palën shqiptare që pranoi të firmoste, ndryshe nga serbët,  më 24 mars 1999, NATO nisi bombardimet ndaj Jugosllavisë.

Nga lufta në politikë

Pas përfundimit të luftës në qershor 1999, Thaçi do të bëhej një nga figurat kryesore të politikës në Kosovë. Në po atë vit ai do të themelojë Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës, që më vonë do transformohet në Partinë Demokratike të Kosovës, ku Thaçi u zgjodh kryetar dhe e mbajti këtë post deri në vitin 2016.

2000–2016 – Kryetar i PDK-së

Në vitet 2005–2007, Thaçi ishte pjesë e Ekipit të Unitetit në negociatat për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Partia e tij do të fitojë zgjedhjet e nëntorit të 2008 dhe Thaçi u bë kryeministër.

Më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës, ai shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Nga një student që protestonte në Prishtinë në fillim të viteve ’90, Thaçi tashmë qëndronte në krye të qeverisë së një shteti që sapo kishte shpallur pavarësinë.

Kryeministër dhe President 

Ai do të qëndronte si kryeministër deri në vitin 2014, kohë në të cilën  qeveria e drejtuar prej tij nënshkroi në 2013-ën marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

Në vitin 2016, Thaçi u zgjodh president i Kosovës. Ai ishte ende detyrën e kreut të Shtetit kur jeta dhe rrugëtimi i tij politik, morën një kthesë të fortë.

Në 5 nëntor të 2020, ai dha dorëheqjen pasi u konfirmua aktakuza ndaj tij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në të njëjtën ditë, u transferua në Hagë, ku nisi përballja e gjatë me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Previous Post

Trupi gjykues: Krasniqi kishte dijeni për krimet, por nuk ndërmori hapa

Next Post

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Next Post
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, detajet

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, detajet

November 12, 2026
Pas luftës me Arlind Qorrin, Berisha gjen fajtorin e radhës, intimidon Klodiana Lalën

Pas luftës me Arlind Qorrin, Berisha gjen fajtorin e radhës, intimidon Klodiana Lalën

November 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al