Trupi gjykues në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimi është bërë i ditur gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit në seancën publike të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte, përtej dyshimit të arsyeshëm, se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër një popullate civile”, tha gjykatësi Charles Smith.








