Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një denoncim i rëndë është bërë në Roskovec ndaj Bledar Bakajt, daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi, i cili akuzohet nga një 35-vjeçare se e ka mbajtur peng për rreth 45 ditë, e ka dhunuar seksualisht dhe e ka kërcënuar me jetë.

Sipas denoncimit të Meritës dhe babait të saj, gjithçka nisi pas një premtimi për t’i siguruar 35-vjeçares një vend pune. Familja pretendon se Bakaj e mori të renë me mashtrim, duke i premtuar ndihmë për një problem shëndetësor dhe më pas e mbajti në banesën e tij.

35-vjeçarja thotë se gjatë kësaj periudhe ka përjetuar dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme, ndërsa kërkon edhe ndihmë psikologjike për pasojat e ngjarjes. “S’mundem më, kam nevojë për psikolog!”, shprehet ajo.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti. “Kam përjetuar gjëra të tmerrshme… Më ka dhunuar, më ka kërcënuar, më ka dhunuar nga të gjitha anët, nuk mundem më. Dua psikolog!”, tha ajo.

E reja pretendon se gjatë 45 ditëve nuk ka mundur të largohej nga banesa për shkak të kërcënimeve.

“Nuk lëvizja dot, s’kisha shanse. Vetëm isha nën kërcënime, në dhunë. Çdo minutë, çdo minutë, më thoshte: ‘Do të vras, do të vras!’. Nuk mundem më, kam nevojë për psikolog, ju lutem!”, tregon 35-vjeçarja.

Edhe babai 67-vjeçar i Meritës ka bërë denoncimin e tij, duke treguar se familja përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe se fillimisht i ishte drejtuar Bakajt për t’i gjetur vajzës një punë.

“Eshtë Bledar Bakaj, te cilin e njoha përmes motres sime se kisha nevojë për një vend pune për vajzën. Kishim detyrime ndaj shtetit për çështje toke. Kishim nevojë se jemi të tre të sëmurë, për pak lekë se nuk e përballojmë dot si familje. Me pensione rrojmë, marrim nga 100.000 lekë të vjetra pension une e gruaja.

Na bëri një mashtrim, më pruri te spitali aty poshtë, te poliklinika, për vizitë, se vajza është me anemi e me alergji. Erdha aty te spitali, ai na premtoi se kam njohje dhe do e çonte për kurim në Tiranë, por në fakt e mori në shtëpinë e tij dhe rrugës e ka përdhunuar, në kodrat e Vlorës”, ka thënë 67-vjeçar i cili një ditë më parë u godit me drapër nga Bledar Bakaj.

Familjarët kërkojnë mbrojtje dhe ndërhyrjen e institucioneve, ndërsa pretendimet e ngritura në denoncim mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

Previous Post

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

Next Post

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

Next Post
EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

September 15, 2026
“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al